Fjalori

Rezultate në përkufizime për “datare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VULË

VÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i vogël zyre, ku është gdhendur emri a ndonjë shenjë tjetër e një institucioni, kompanie biznesi, sipërmarrje, partie, shoqate etj., e cila zakonisht ngjyhet me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar vërtetësinë e tyre e për t’u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e tillëpërdoret për të lënë shenjëdyllëkuq, në plumb etj.; shenja që lë ky mjetletër, në dyllë etj. Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome). Vula e ndërmarrjes, sipërmarrje (e ministrisë, e shkollës). I vuri vulën. I mungon vula. Nuk pranohet pa vulë. Vulë e thatë vulë që nuk ngjyhetbojë, por lë shenjë me anëtrysnisë. Vulë aspostile vulë e standardizuarpërmasa dhe përmbajtje, me këtë vulë vërtetohet autenticiteti i nënshkrimit, vërtetësia e të dhënave, si dhe legalizimi i dokumentitlëshuar nga gjendja civile dhe regjistrimi civil.
2. Pullë a njollë e vogël me një ngjyrëveçantëkanë zakonisht bagëtitë. Dhi (lopë) me vulëbardhëballë.
3. Shenjëbën njeriu te disa sende për tʼi dalluar. U vuri drurëve nga një vulë.
4. Shenjëmbetettrup nga një plagë, nga një goditje etj., mbresë, vurratë. I mbetën ca vulatrup. Dhi (lopë) me vulëbardhëballë.
4. fig. Gjurmë a shenjë e shënuarmënyrëdukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumimin ose moskonsumimin e tyre. Veterineri ia vuri vulën mishit. Produktet e qumështit ishin me vulën e veterinerit.
5. fig. Gjurmë a shenjëtregon tiparet thelbësorediçkaje a të dikujt; damkë, njollë. Ka vulën e kohës. Ruan vulën e epokës historike. I vumë vulën e tradhtisë. Ka vulën e marres. Ia kanë vu vulën. I mbeti vulë.
Sin.: myhyr, blatë, damkë, njollë, damkues, shtypël, shtypje, mbresë, gjurmë, shenjë, njollë, vurratë.
E humbi vulën (dikush) u hutua fare, s’di ku është a ç’duhetbëjë, u shastis; e humbi toruan; e humbi busullën. I humbi vula (dikujt) shpërf. 1. U zhduk pa lënë gjurmë, u shua, u fik, s’i gjendet as nami e as nishani; ra nga pozita e nuk duket më. 2. shih iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt). Nuk i shkon vula (dikujt) nuk e dëgjojnëtjerët, nuk i shkon fjala, s’ka më fuqi e respekt. I vuri vulën (diçkaje) e plotësoi me diçkafundit që i mungonte; e përfundoi diçka, i dha fund; e miratoi përfundimisht; i vuri kapak (kapakun).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.