Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dashtër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKANTË

AKANT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Acanthus) Bimë barishtore shumëvjeçare gjembake e zbukuruese nga familja e aguliçeve, me gjethemëdhadhëmbëzuara dhe me luleprera brinjore me ngjyrëbardhë, të trëndafiltë ose vjollcë, të mbledhura në një kërcelltrashë, që lidh fruta mishtorë, që përdoret dheindustrinë farmaceutike; dashtër, këmba e ariut, thundra e ariut, këmba e arushës. Akanta e livadheve. Akanta gjembore. Akanta e butë.
Sin.: dashtër, sqerpik.

DASHTËR

DÁSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Acanthus) Bimë barishtore e egër, me kërcelldrejtë e të lartë, me gjethegjera, të çara e të kthyera nga lart, me gjembafortë, që çel në verë lulebardha. Lulet e dashtrës. Gjethet e dashtrës. Dashtra gjembake. Dashtra e Ballkanit. Dashtra e livadheve.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje dashtrash. Dashtra e Ballkanit (lat. Acanthus spinosus) bimë shumëvjeçare, me gjethemëdha, të thelluara, me dhëmbëza dhe maja gjembore, me lule tubulare, të bardha me nuancëpurpurt ose vjollcë, që janëmbledhuratufëgjatë vertikale, që arrin lartësinë 1 – 1.5 m. Dashtra e butë (lat. Acanthus mollis) bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë, me gjethe shumëmëdha, deri në 1 m të gjata, të gjera, të thelluara, pa gjemba, me lule tubulare, të bardha me nuancë rozë ose vjollcë, që është e kultivuar si bimë zbukuruesekopshte.
3. arkit. Zbukurimtrajtën e kësaj bime, i gdhendur në kapitelin e shtyllave korintike; motiv dekorativ. Shtylla mermeri me dashtër.

XHIXHËLL

XHÍXH/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT bot. 1. (lat. Onopordon) Bimë barishtore dyvjeçare e dëmshme, me kërcelldrejtë, me gjethe bardhoshe, me lulengjyrëkuqe, që mbinkullota a në gurishte. Livadh me xhixhëlla.

2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj bime: Xhixhlla dashtër gjembaçi i gomarit. Xhixhlla ilire (lat. Onopordon illyricum) xhixhëll a gjembaçrritetshumë në Evropën jugperëndimore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.