Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALBANOFÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që do dhe adhuron shqiptarët dhe Shqipërinë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta; adhuruese (mike, dashamirëse) e shqiptarëve; shqiptarodashëse. Albanofile e njohur. Shfaqet si albanofile.
AMERIKANOFÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që do dhe adhuron amerikanët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithçka që ka të bëjë me ta; adhuruese, mike, dashamirëse e amerikanëve dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; amerikandashëse. Amerikanofile e njohur.
ANIMALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. art. Artiste që krijon vepra me figura kafshësh. Ekspozita e animalistes. Anamaliste e njohur për piktura me kafshë.
2. Ajo që i do e që kujdeset për kafshët, dashamirëse e kafshëve; mbrojtëse e kafshëve dhe e të drejtave të tyre. Jam animaliste. Grupet e animalizmit protestuan kundër përdorimit të kafshëve në industri kozmetike.
DASHAMÍRËS,~E mb. 1. Mirëdashës, dashamir; kund. dashakeqës. Fjalë dashamirëse.
DASHAMÍRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dashamire. Ishin dashamirëse nga salla, me lule në duar.
HUMÓR,~I m. 1. Shaka dashamirëse e thumbuese njëkohësisht, thumbim i lehtë e me të qeshur që i bëjmë dikujt; shaka e hollë që godet një të metë, por nuk të lëndon. Humor i gjallë (i lehtë). Humori popullor. Nuk e kupton (nuk e duron) humorin.
2. Prirje ose aftësi e dikujt për t'i paraqitur dobësitë, të metat etj. në një mënyrë të tillë, që të bën të qeshësh e të zbavitesh; sjellje e tillë e dikujt. Ka (bën) humor. Flet (tregon) me humor. Ka ndjenjën e humorit.
3. Gjendja shpirtërore dëfryese e njeriut që të bën të qeshësh një farë kohe pak a shumë të gjatë. Në humor të mirë (të keq). Është në humor. Ia prishi humorin. I iku humori.
4. let., art. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në vepra letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat e dobësitë dhe duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.
KRITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Analizë, vlerësim a gjykim, që kryesisht vë në pah të metat e dikujt a diçkaje; vërejtje, qortim, fajësim. Kritikë e fortë (e butë). Kritikë e drejtë (e gabuar). Bëj kritikë dashamirëse (dashakeqe). U prek ( u lëndua) nga ajo kritikë. E pranoi (e mirëpriti, e hodhi poshtë) kritikën. E shprehu kritikën tërthorazi (drejtpërdrejt). Kam disa kritika për të. Nuk i kishte qejf kritikat. Jam dakord me kritikat e bëra.
2. Aktivitet intelektual që, bazuar në parime dhe metodologji të caktuara, synon të shqyrtojë dhe të gjykojë veprat e artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., duke vënë në pah arritjet dhe mangësitë; fusha e studimeve që merret me këtë lloj aktiviteti. Ka prirje për kritikë letrare (artistike). Merret me kritikën e artit, teatrit dhe filmit.
3. Artikull a studim kritik; recension. Botoi një përmbledhje me kritika.
4. filozof. Aftësi intelektuale që i lejon dikujt të formulojë gjykime objektive dhe analitike mbi fakte dhe çështje të një natyre morale, shpirtërore, historike etj.
5. përmbl. Të gjithë ata që merren me vlerësime a studime kritike. Kritika letrare u tregua e rreptë. Kritika shkencore i bëri jehonë të madhe librit të tij.
✱Sin.: vërejtje, qortim, fajësim, recension.
PËRKËDHÉLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ledhatuese.
2. Mirëdashëse, dashamirëse.
3. Zemërgjerë.
4. Zbunuese.
SIMPATIZÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Simpatizuese. Simpatizantja ishte keqtrajtuar në tubim. Simpatizantet shprehën mbështetjen e tyre.
✱Sin.: përkrahëse, dashamirëse, mirëdashëse.
SIMPATIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka simpati për dikë a për diçka. Nuk e dinte se kishte një simpatizuese. Turma e simpatizueseve po bëhej e pakontrollueshme.
2. Ajo që miraton dhe përkrah idetë, idealet dhe qëllimet e një lëvizjeje a të një partie, pa qenë anëtar i rregullt i saj. Simpatizueset e lëvizjeve feministe. Grupet e simpatizueseve organizonin takime.
✱Sin.: simpatizante, përkrahëse, dashamirëse, mirëdashëse.
SLLAVOFÓN,~E mb. Që flet një nga gjuhët sllave. Përkthyesi sllavofon iu afrua grupit të turistëve. Ishte një dashamirëse sllavofone.
►SPONSORIZ/ÓHEM jovep., ~ ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbështetet, subvencionohet. Konferenca ndërkombëtare u sponsorizua nga universiteti dhe disa figura dashamirëse ndaj kulturës në qytet.
2. pës. e SPONSORIZÓJ. Aktiviteti u sponsorizua nga bashkia e qytetit. Ishin sponsorizuar edhe herë të tjera nga ajo shoqatë.
SPORTDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjek rregullisht dhe me ëndje ndeshjet sportive në mes të skuadrave të ndryshme; dashamirëse dhe përkrahëse e zhvillimit të sporteve. Duartrokitjet e mijëra sportdashëseve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë