Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMIQËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Qëndrim prej armiku, prirja e synimi për t’i bërë keq dikujt, ndjenjë e keqdashjes dhe e urrejtjes për dikë; kund. miqësi. Armiqësi e thellë (e vjetër). Armiqësi që nuk pushon. Armiqësi mes të afërmve.
2. Marrëdhënie kur dy palë urrejnë dhe luftojnë njëra-tjetrën; hasmëri; marrëdhënie kundërshtuese apo konfliktore me dikë që ka qëllime dëmsjellëse për tjetrin. Janë në armiqësi. Fut në armiqësi. Krijuan armiqësi. Pësuan nga armiqësia.
✱Sin.: dashakeqësi, dashaligësi, hasmëri, urrejtje, mëri, inat, smirë, xhelozi, zemërim.
ARMIQËSÍM,~I m. 1. Gjendje e krijimit të armiqësisë, të konfliktit midis individëve, grupeve ose vendeve; krijim i mosmarrëveshjes, i tendosjes; prishje e marrëdhënieve miqësore ose asnjanëse, të armiqësuarit; kund. miqësim. Armiqësim i dy vendeve (shteteve, grupeve, partive, individëve etj.). Ndodhi armiqësimi i dy shokëve.
2. Veprimi kur armiqësoj dikë me një tjetër ose kur armiqësohem.
✱Sin.: armiqësi, dashakeqësi, dashaligësi, urrejtje, prishje, zemërim, xhelozi,
DASHAKEQËSÍ,~A f. Të qenët dashakeqës; keqdashje; kund. dashamirësi. Rast i keqinterpretuar me dashakeqësi. Ka dashakeqësi që nuk duan të sqarohen.
DASHAKEQËSÍSHT ndajf. Me dashakeqësi; kund. dashamirësisht. U paragjykuan ashpërsisht, pandershmërisht dhe dashakeqësisht.
KEQDÁSHJ/E,~A f. Prirje a synim për t’i bërë keq dikujt; dëshirë e keqe për dikë; dashakeqësi; kund. mirëdashje. E bëri me keqdashje.
✱Sin.: dashakeqësi, dashaligësi.
MIRËDÁSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dëshirë për t’u bërë mirë të tjerëve, dashamirësi; kund. keqdashje, dashakeqësi. Tregoi mirëdashje. Gëzon (fitoi) mirëdashjen e të tjerëve. E shikon me mirëdashje. Pret e përcjell me mirëdashje. Foli me mirëdashje. E dha me mirëdashje. U nxit nga mirëdashjet e njerëzisë.
MOSMIRËDÁSHJ/E,~A f. Mungesë mirëdashjeje, dashakeqësi; kund. mirëdashje. Veprimi i tij ngjalli dyshime e mosmirëdashje.
SÁDE mb., bised. 1. I zier ose i gatuar pa e përzier me ndonjë gjë tjetër a pa i shtuar diçka tjetër, për disa lloje ushqimesh, si: mishi, kafeja etj. Porosita një kafe sade (kafe pa sheqer). E përgatiti mishin sade (mish pa perime). Kur peshku gatuhet sade.
2. fig. Që nuk lë vend për keqkuptime. Të dyja janë penallti sade. Kjo është dashakeqësi sade.
✱Sin.: shqeto, i papërzier, i thjeshtë, i qartë, i pastër.
TENDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij. Tendenca politike (konservatore, intelektualiste, shoviniste, altruiste, lokaliste, reaksionare, përparimtare). Ka tendencë ka prirje. Çmimet kanë tendencë rritjeje. Tendencë e përgjithshme prirje e përgjithshme. Me tendencë qëllimisht, me dashakeqësi. Pyet me tendencë.
2. Prirje e evolucionit të diçkaje; drejtim që merr diçka gjatë lëvizjes ose gjatë zhvillimit; synim, kah, drejtim. Tendenca e zhvillimit. Tendenca rehatie (vetëkënaqësie). Tendenca e modës. Tendencat e muzikës (e letërsisë) bashkëkohore.
3. art. Përfundim, ku autori i një vepre artistike, sipas gjendjes klasore dhe ideologjisë së tij, synon të të shpjerë me anë të tablove të jetës e të karaktereve të paraqitura në këtë vepër. Tendencë përparimtare. Çdo veprim është bërë me tendencë.
✱Sin.: drejtim, kah, krah, prirje, trend, synim, përfundim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë