Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DARDHÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i mbjellë me dardha; ngastër me dardha në një kopësht a fermë. Dardhishtë e re.
2. bot. Lloj dardhe e egër, gorricë; kokrra e saj. Shartoi një dardhishtë. Mblodhi ca dardhishta.
3. Gjemb gorrice. I hyri një dardhishtë në këmbë.
DARDHÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dardhishtë2.
GORRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pirus achras) Dardhë e egër, me degët me gjemba, që bën kokrra të vogla e të forta; kokrrat e kësaj peme.
2. sh., fig. Gjepura, dokrra, pallavra.
✱Sin.: dardhore, dardhishtë, dardhukël, kajkushkë, gjepur, i papjekur
♦ U bë gorricë (dikush). shih u bë (një) grusht (dikush). M’u bë gorricë shih m’u bë gjemb. Më doli gorricë (diçka) s’më vajti mbarë; më dështoi një punë, se s’qe menduar mirë. Gorrica fice (pikla) mospërf. fjalë boshe, fjalë të papjekura, gjepura, broçkulla. Gorrica me gjemba iron. shih gorrica fice (pikla) mospërf. Nuk i ha ato gorrica nuk i besoj ato që më thotë dikush dhe nuk bie brenda, s’ma hedh dot, i kuptoj hilet a gënjeshtrat, nuk mashtrohem; s’e ha (s’e marr) sapunin për djathë; nuk i ha ato kumbulla. Shet gorrica (dikush) mospërf. thotë gjepura, thotë fjalë të papjekura; mburret me fjalë boshe; shet mend; shet dëngla bised.
KAJKÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Lloj dardhe që bën kokrra të vogla, të cilat vilen vonë në vjeshtë dhe lihen disa ditë për t’u zbutur zakonisht në kashtë, që pastaj të hahen; gorricë, dardhishtë. Vjelim kajkushkën.
2. Kokrra e kësaj dardhe; gorricë. Ha kajkushka. U bënë kajkushkat për t’u ngrënë. S’ngopet derri (gomari) me kajkushka (fj. u.).
✱Sin.: gorricë, dardhishtë, dardhukël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë