Fjalori

Rezultate në përkufizime për “daradell”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LLAPATESHKË

LLAPATÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru i prerë, i çarë përgjysmë.
2. fig., keq. Gjuhë. Ndale pak llapateshkën mbaje gojën, mati fjalët.
3. fig., keq. Ai që është gjuhëgjatë, që flet shumë; daradell. Llapateshkë e keqe.

VËRTËLLUES

VËRTËLLÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që flet shumë e pa pushuar, që flet kot; që llomotitë. Atij vërtëlluesit nuk i pushon goja.
2. Ai që flet nëpër dhëmbë, me inat; që flet me zë të ulët.
Sin.: llafazan, fjalës, fjalaman, llapamadh, llafeshumë, llapaqen, daradell.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.