Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARABÉSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. arkit., pikt. Lloj zbukurimi në stilin arab me figura gjeometrike dhe me motive nga bimësia të ndërthurura me larmi të madhe dhe shpesh të kombinuara me thënie nga Kurani, që përdoren në arkitekturë, në objekte të ndryshme, në qilima, në dorëshkrime etj.; linja fantastike në pikturë.
2. muz. Kompozim i shkurtër, i gjallë, i ndërthurur me tone e ngjyrime të muzikës popullore, që ekzekutohet me instrumente muzikore të Lindjes së Mesme, si saze, darabuk etj.
3. balet. Një figurë klasike e baletit kur kërcimtari ose kërcimtarja qëndron në njërën këmbë, ndërsa këmba tjetër rri e shtrirë prapa.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë