Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STIGMATIZÚES,~E mb. Që stigmatizon, që dënon me forcë, që damkos botërisht. Me forcë stigmatizuese. Synime stigmatizuese. Propagandë stigmatizuese.
✱Sin.: damkosës, damkues.
VÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i vogël zyre, ku është gdhendur emri a ndonjë shenjë tjetër e një institucioni, kompanie biznesi, sipërmarrje, partie, shoqate etj., e cila zakonisht ngjyhet me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar vërtetësinë e tyre e për t’u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e tillë që përdoret për të lënë shenjë në dyllë të kuq, në plumb etj.; shenja që lë ky mjet në letër, në dyllë etj. Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome). Vula e ndërmarrjes, sipërmarrje (e ministrisë, e shkollës). I vuri vulën. I mungon vula. Nuk pranohet pa vulë. Vulë e thatë vulë që nuk ngjyhet në bojë, por lë shenjë me anë të trysnisë. Vulë aspostile vulë e standardizuar në përmasa dhe përmbajtje, me këtë vulë vërtetohet autenticiteti i nënshkrimit, vërtetësia e të dhënave, si dhe legalizimi i dokumentit të lëshuar nga gjendja civile dhe regjistrimi civil.
2. Pullë a njollë e vogël me një ngjyrë të veçantë që kanë zakonisht bagëtitë. Dhi (lopë) me vulë të bardhë në ballë.
3. Shenjë që bën njeriu te disa sende për tʼi dalluar. U vuri drurëve nga një vulë.
4. Shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj., mbresë, vurratë. I mbetën ca vula në trup. Dhi (lopë) me vulë të bardhë në ballë.
4. fig. Gjurmë a shenjë e shënuar në mënyrë të dukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumimin ose moskonsumimin e tyre. Veterineri ia vuri vulën mishit. Produktet e qumështit ishin me vulën e veterinerit.
5. fig. Gjurmë a shenjë që tregon tiparet thelbësore të diçkaje a të dikujt; damkë, njollë. Ka vulën e kohës. Ruan vulën e epokës historike. I vumë vulën e tradhtisë. Ka vulën e marres. Ia kanë vu vulën. I mbeti vulë.
✱Sin.: myhyr, blatë, damkë, njollë, damkues, shtypël, shtypje, mbresë, gjurmë, shenjë, njollë, vurratë.
♦ E humbi vulën (dikush) u hutua fare, s’di ku është a ç’duhet të bëjë, u shastis; e humbi toruan; e humbi busullën. I humbi vula (dikujt) shpërf. 1. U zhduk pa lënë gjurmë, u shua, u fik, s’i gjendet as nami e as nishani; ra nga pozita e nuk duket më. 2. shih iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt). Nuk i shkon vula (dikujt) nuk e dëgjojnë të tjerët, nuk i shkon fjala, s’ka më fuqi e respekt. I vuri vulën (diçkaje) e plotësoi me diçka të fundit që i mungonte; e përfundoi diçka, i dha fund; e miratoi përfundimisht; i vuri kapak (kapakun).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë