Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAMKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur damkos dikë a diçka; vënia e një damke dikujt a diçkaje; vënie e shenjës dalluese me damkë zjarri, dylli etj.; vendosja e damkës. Damkosja e lëkurës. Damkosja e bagëtive. Damkosja e drurëve.
2. fig. Gjendja kur damkos dikë a diçka; njollosje e emrit të dikujt për ta turpëruar botërisht. Damkosje e turpshme.
✱Sin.: damkim, vulosje, turpërim, njollosje, fëlliqje, përdhosje, përlyerje.
STIGMATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur stigmatizoj a stigmatizohet. Stigmatizimi i së keqes (i së shëmtuarës). Stigmatizimi i diskriminimit.
✱Sin.: damkosje, damkim.
VULÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur vulos a vuloset; kund. zhvulosje. Vulosja e shkresës. Vulosja e pasaportës. Vulosja e lejes. Vulosja e armës së gjahut.
2. Veprimi kur mbyllim diçka me tapë, me shtupë, kur e kalpëtojmë etj. Vulosja e shisheve. Vulosja e bucelën. Vulosja e veshëve me pambuk. Vulosja e varkës me shtupë.
4. Veprimi kur i vëmë vulën diçkaje në mënyrë të dukshme për ta dalluar; për t’i dhënë lejen për përdorim dikujt për diçka etj. Vulosja e kasafortës (e derës). Vulosja e drurëve të pyllit. Vulosja e armëve të gjahut. Vulosja e mishit. Vulosja e produkteve shtazore.
✱Sin.: damkim, damkosje, shënim, dyllosje, shtupim, zënie, taposje, mbyllje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë