Fjalori

Rezultate në përkufizime për “damë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAMË

DÁM/Ë,~AI f. Lojë me dy veta, me nga gjashtëmbëdhjetë gurë, që i lëvizin mbi një pllakë si fusha e shahut; pllaka dhe gurët për këtë lojë. Gurët e damës. Tabela e damës. Luajnë damë. Bleu një damë.

DAMË

DÁM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e martuar, zonjë. Damë plakë. Damë shoqërimi.
2. Grua a vajzëvallëzon me një kavalier. Kërceu me të gjitha damat. Damatfuqi!
3. shah. Mbretëreshalojën e shahut. Dama e bardhë (e zezë). I mori damën. Ndërruan damat.
4. letr. Një nga figurat kryesorelojën me letraparaqet një grua; letra me këtë figurë; çupë. Damë kupë (spathi).
Sin.: zonjë, grua, mbretëreshë, çupë.

DAMË

DÁM/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Çati e rrafshët, tarracë përmbi shtëpi. Qëndronte mbi damë.

HA

HA vep., HËNGRA, NGRËNË 1. kal. Përtyp dhe kapërdij diçka për t'u ushqyer (zakonisht gjëra jo të lëngshme ose gjysmëlëngshme). Ha bukë (mish, patate, karota, speca). Ha gjellë (supë). Ha dardhë (banane, rrush, portokalle). Ha ëmbëlsirë (çokollata, tortë).
2. kal. Ushqehem; përdor si ushqim; marr ushqimin në një kohëcaktuar (për drekë, për darkë etj.). Ha në shtëpi (në restorant, në mensë, në shkollë). Ha shumë (pak). Ha shpejt (ngadalë, herët, vonë). Ha mëngjes (drekë, darkë). Ha ushqim tradicional (meksikan, italian) I japhajë. Ha bukën time nuk u bieqafëtjerëve. Ha bukën e mikut, bën duanë e armikut. (fj. u.) merrmira nga dikush dhe i shërben dikujt tjetër. Kur s'ke pulën, ha (edhe) sorrën. (fj. u.) kur nuk ke mundësi për diçka shumëmirë, do të kënaqesh edhe me pak. Ç’i ha goja do ia tregojë boja. (fj. u.) ai që ha shumë, e shfaqepamjen e jashtme.
3. jokal. Kafshoj; thumboj, pickoj. E hëngri qeni (ujku, ariu). E hëngri grerëza. E hëngri gjarpri. E ha me dhëmbë. E kanë ngrënë mushkonjat (pleshtat, tartabiqet).
4. kal. E gërryej diçka a e grij pak e nga pak, e brej duke e kruar a duke e fërkuar me diçka ose pas diçkaje; e prish diçka duke e copëtuar grimca-grimca. Ha me limë. Ndryshku e ha hekurin. I ka ngrënë mola rrobat. E ka ngrënë krimbi drurin. Uji ha edhe gurin. E ka ngrënë lumi (përroi) bregun. I hëngri pak anët (qoshet). E ha me dhëmbë perin e këput me dhëmbë.
5. fig., bised., kal. (zakon. me trajtëshkurtër përemërore) mundon diçka përbrenda vazhdimisht, më grin përbrenda pak e nga pak, më bren, s'më lë të qetë; vuaj përbrenda. E hëngri hidhërimi. E hëngri malli për dikë a për diçka. Ha inat me vetveten. Ha veten nga marazi (nga inati). Mua më ha gjetkëshqetëson diçka tjetër; dyshoj për diçka a për dikë tjetër.
6. kal. Shqiptoj gjysma-gjysma, në mënyrë jo të plotë a jo shkoqur. I ha rrokjet, tingujt. I ha në fund (në fillim).
7. jokal. kryes. v. III (me trajtëshkurtër përemërore)kruhet (trupi, lëkura). Më ha i gjithë trupi (koka, dora, hunda).
8. kal. E prish, e shpenzoj krejt, e shkrij; vet. vet. v. III shpenzon, kërkon, merr, do. E hëngri mallin (pasurinë). I hëngrigjitha paratë. Ha nga dhjami i vet mbahet me ato që ka, harxhon nga malli i tij. Do të hajë krahë kjo punë. Shtëpia hëngri shumë tulla. Byreku hëngri mjaft gjalpë. Kostumi hëngri tre metra stof.
9. fig., shah., kal. Ia fitoj, ia marr dikujt atë që i takon: marr një ushtar, një figurë a një gur të kundërshtarit (në lojën e shahut, të damës etj.). I hëngri kalin. Ha një ushtar. Ha me damë (me mbretëreshë).
10. fig., bised., kal. E qëlloj me diçka, marr një të goditur. Hëngri një shkelm, një pëllëmbë, një shuplakë.
11. kal.futet diçkatrup, marr a pësoj diçkatrup a fizikisht. Hëngri një shi të mirë u qull nga shiu. Hëngri plumbin. Hëngri thikën e qëlluan me thikë; e çanë, e operuan. Ka ngrënë goditjerënda.
12. fig., kal. Vuaj një pasojë a diçkakeqe; përjetoj diçka që nuk më pëlqen, që më pengonndihem mirë. Hëngrishara (vërejtje). E hëngri keq. Pse ta hante ai? E hëngrëm kot tërë këtë rrugë. Hëngrën tre gola.
13. fig., kal. dhe jokal. Përdorettogje fjalësh (edhedisa njësi frazeologjike), zakonisht me lidhëzën sa, me kuptimin: “sa arrin caku më i lartë a më i largët, sa mban, sa kap, sa përfshin, sa rrok, sa ka mundësi”. I binte sa i hante krahu (shpatulla). Thërriste sa i hante gurmazi. Fliste sa i hante gjuha. Ishte tepër larg, s'ta hante syri. Ishte aq larg sa ha plumbi (pushka). E ha pushka e arrin plumbi i pushkës, mund ta qëllosh me pushkë.
14. fig., kal. Përdoretnjësi frazeologjike, edhe me pjesëzat mohuese s’ dhe nuk, me kuptimin ‘(nuk) mashtrohem, (nuk) kuptoj, (nuk) pranoj’. S'e ha kilen për okë. S'e ha as qeni (as macja, as derri). E hëngri sapunin për djathë (shapin për sheqer). S'e ha shapin për sheqer. S'e ha helmin për sheqer. S'e ha thatë nuk e gënjejnë dot të tjerët, nuk ia hedh dikush. S'e ha lehtë (kollaj). Nuk ha shaka. Nuk hante arsye (këshilla). S'e ha paranë (peshqeshin, mitën, ryshfetin, bakshishin). S'e ha mikun. S'i ha lajkat.
15. fig., kal. E tregoj më të pakët a më të vogël nga sa është në të vërtetë, e ul a e pakësoj diçka për qëllimecaktuara. Kjo prerje flokësh ia ha fytyrën. Ky kostum ta ha barkun. I ha vitet.
16. fig., kal. Ia heq a ia marr një tjetri diçka që i takon, nuk ia jap atë që i përket; përvetësoj pasurinë e një tjetri, e vjedh duke e mashtruar, e gënjej. I hëngri djersën (mundin). I hëngri hakun (të drejtën). Ia hëngri paratë (mallin, pasurinë). E hëngripeshë (në kandar, në hesap).
17. fig., kal.bren përbrenda, më shkatërron shëndetin, më mundon shumë, më sfilit, më bezdis a më mërzit shumë. E hëngri malli (sëmundja, meraku). Na hëngri shiu (lagështia, vapa). E hëngri kurbeti. I hëngri gërnja. Lakmia e tepërt të ha kokën. (fj.u.) ai që lakmon shumë, e pëson.
18. fig., kal.lodh e më mundon shumë; më mbyt, më vdes, më shpievarr, më asgjëson (përdoret kryesishtnjësi frazeologjike). Na hëngre me këto. S'e ha ndonjë e keqe. S'e ha gjë. E ngrëntë (e hëngërt) flama (kolera, fruthi)! (mallk.)
19. fig., bised., kal. Marr vesh, kuptoj (përdoret edhe në një numër njësish frazeologjike). Nuk ha shqip. Nuk ha me të mirë, e do me të keq. Nuk ha fjalë.
20. fig., bised., kal. Mund ta kryej diçka, jam i aftë për diçka; besoj se e bëj diçka; matem me dikë, ia dal, e përballoj; mendoj, besoj, them se... E ha të përpjetën. S'e ha dot këtë rrugë. S'e hante dot atë punë. Nuk e ha dot me të. Nuk të ha s'është i zoti. Ma ha syri besoj se e bëj diçka. Ma ha mendja mendoj, them se ia dal diçkaje. S'ma ha zemra s'më besohet, s'dua ta besoj diçka.
21. fig., bised., kal. E kaloj, e shkoj kohën (zakonisht me vështirësi e me mundime); më merr, më zë (një kohëcaktuar). Ka ngrënë kurbet. E hëngri jetën udhëve. Ka ngrënë jetën e tij (me një punë). Njeriu e ha më lehtë me shokë. Na hëngri shumë kohë.
22. fig., jokal., vet. vet. v. III Anon, merr a shmanget në një anë. Ha ana. Ha nga e djathta (nga e majta). Pushka ha lart (poshtë, majtas, djathtas).
Sin.: përtyp, kapërdij, ushqehem, kafshoj, thumboj, pickoj, gërryej, grij, brej, shpenzoj, prish, shkrij, fitoj, qëlloj, pësoj, vuaj, marr, pranoj, duroj, honeps, mbaj, pakësoj, mohoj, përvetësoj, vjedh, gënjej, asgjësoj, sfilit, kuptoj, përballoj, mendoj, besoj, matem, kaloj, shkel, anoj, shmangem.
E bërihante *bar (dikë) përb. Si *buka që ha. Di vetëm të hajë *përshesh (dikush) mospërf. Më ha *ana (më dikë). Nuk ha *arsye (dikush). T’i ha *arrat (dikush). Nuk ia ha dot *arrat (dikujt). Hëngri *baltë (dikush) përçm. Ha *bar (dikush). E hëngri *barin (dikush). Nuk më ha *barku përçm. E hëngri (e preu) në *besë (dikë). S’ha (s’mban) *bodec (dikush). Hëngri botë (dikush) përçm. I hanë *brirët (dikujt). Ha *bukë (diçka a dikush). Nuk ha *bukë (diçka). I ha *bukën (dikujt). Ha (e pi) në një *çanak (me dikë) keq. Ia ka ngrënë *çorbën (dikujt) mospërf. Hëngri *dajak (dikush) tall. S’ha *daltë (dikush). Edhe i ha, edhe i djeg (dikujt) iron. bised. edhe ka qejf dikush për diçka, edhe nuk i pëlqen a nuk i leverdis; edhe do, edhe s’do; edhe i vjen mirë, edhe i mbetet qejfi. I ha *dora (dikujt). hanë *duart (për punë).ngrënça *drekën! mallk. (Ka) sa të hajë *dreqi. bised. Të ha në *dritësyrit (dikush). Hëngri (mori) një *dru (të mirë) (dikush). Hëngri *dynjanë (dikush). Hëngri *dhe (dikush) përçm.ngrëntë (të përpiftë) *dheu! mallk. E ha me *dhëmbë (dikë a diçka). Sikur ka ngrënë *egjra (dikush). E ha *fjalën (dikush). Sa i ha *fyti. Nuk ha (s’merr) *të gdhendur (dikush). Sa i hëngri *goja. Të ngrëntë goja *mjaltë! (ur.) Nuk i ha ato *gorrica. Ha në një *grazhd (me dikë) përb. Sikur ka ngrënë *grera (dikush). ngrënça *grurin! mallk. Hëngri një *grusht (dikush). Sa i ha *gurmazi. E hëngri *të gjallë (dikë). E hëngri *gjarpri (dikë). I ha *gjuha (dikujt). hëngri *gjuha. Sa i ha *gjuha. Hëngri (kafshoi, zuri) *gjuhën (dikush) përçm. I hëngri *hakun (dikujt). ngrënça (të ndafsha, të bëfsha) *hallvën! mallk. bised. I ha *hijen (dikujt). I hanë *hundët (i ha hunda) (dikujt). Ha *inat (dikush). Ka ngrënë *jetën (dikush). S’e ha as *kalemi (diçka). Ia hëngri *kaptinën (dikujt) bised. E hëngri *karremin (dikush) iron. Ha *kashtë (dikush). Sa i hanin *këmbët. Ha *këmbët e veta (dikush). I ha (i kruhet) *koka (dikujt). Ia hëngri *kokënI (kryet) (dikujt). Ia hëngri *kokënII (kryet) (dikujt). Hanë *kokën (me njëri-tjetrin). *Kokënhanë! mospërf. I ha *koka për brirë (dikujt). Të ha *kokërdhokun (e syrit) (dikush). ngrëntë (të shoftë, të preftë) *kolera! mallk. Hëngri *kopaçe (dikush). Aq i ha *krahu (dikujt). Sa i ha *krahu. E ha (e bren) *krimbi (dikë). Kujt i ha (i *djeg) le të kruhet! Ia hëngri kryet (*kokënI) (dikujt). Ia hëngri kryet (*kokënII) (dikujt). E hëngra *kullotën mospërf. I ha *kurrizi (shpina, rruaza) (dikujt). Ha (rron) në *kurriz (në shpinë) (të dikujt). Të ha pas kurrizit (pas *shpine) (dikush). S’ha *kuvend (dikush). I hëngri *lakrat (dikush) iron. Të ha pa lehur (dikush) keq. shih të ha pas shpine (pas kurrizit) (dikush). I ha (i kruhet) *lëkura (dikujt). E hëngra *livadhin (çairin) mospërf. (Ka) sa të hanë *lopët (nga diçka) bised. Ha *llërët. S’e ha as *macja (diçka). S’më ha (s’më pret) *malli (për dikë a për diçka) iron. I ka ngrënë *mendtë (dikush). Më ha *mendja (për dikë a për diçka). Ma ha (ma merr, ma pret) *mendja. Më ha *meraku se... Nuk më ha *meraku (për dikë a për diçka). hëngri *mëlçinë (mushkëritë) (dikush). Ka ngrënë *mjaltë (dikush). hëngri mushkëritë (*mëlçinë) (dikush). ngrëntë (të marrtë) *mortja! mallk. ngrëntë (të rëntë) *murtaja! mallk. Sa i hanë *mushkëritë. Ka ngrënë (ka gëlltitur) *okllainë (dikush) tall. Ia hëngri *orën (dikujt). Nuk i ha *palla (dikujt). Sa i ha *palla (dikujt). Ia hëngri (ia thithi) *palcën (dikujt). Sikur ha *perona (dikush). S’i kam ngrënë *petullat (dikujt). Më ha (më bren, më gërryen) *përbrenda. Ha *përshesh (dikush) mospërf. Nuk i kam ngrënë (nuk i kam thyer) *poganikun (dikujt a diçkaje). Nuk e ha *punën (dikush). Ia hëngri *pupat (dikujt). E hëngri me gjithë *pupla (dikë) bised. Nuk ha (nuk merr) *pykë (dikush). I ha *qafa për këmborë (dikujt). S’e ha as *qeni (s’e hanë as qentë) (diçka). (Ka) sa hanë *qentë (nga diçka) bised. (Sikur) qeni *qepënhajë! I ha (i kruhet) rruaza (*kurrizi, shpina) (dikujt). Ha në një *sofër (me dikë) keq. Punon *sot e ha sot (dikush). Ma ha (ma merr) *syri (diçka). Ia hëngri *sytë (dikujt). E ha me *sy (dikë a diçka). Sa të ha *syri (deri ku të arrin syri). Sikur ka ngrënë *shajka (dikush). I ha *sharra (dikujt). I ha (i kruhet) shpina (*kurrizi, rruaza) (dikujt). Të ha pas *shpine (pas kurrizit) (dikush). Ha (rron) në shpinë (në *kurriz) (të dikujt). hëngri *shpirtin (dikush). Ia hëngri *shpirtin (zemrën) (dikujt). Ma hëngri (ma nxiu) *shpretkën (dikush). Hëngri *shtatin (dikush). Nuk ha *shqip (dikush). Hëngri (mori) një *shuplakë (një dackë) (dikush a diçka). *Tund e ha (dikush). S’e ha *thatë (dikush). Më ha *zemra (te dikush a te diçka). Hëngri *shtatin (dikush). E hëngra *tagjinë. Të ha (edhe) *trarët (dikush) keq. Më ha *trupi (për punë). ngrëntë (të çaftë, të preftë) *ujku! Nuk i ha ato *vadhëza. Më ha *vendi. I hanë *veshët (dikujt). hëngri *veshët (dikush). Ha veten me *dhëmbë (dikush). Ha veten nën *lëkurë (dikush). shkul *vetullat e të ha petullat (dikush) iron. Më ha (më bren) *zemra (te dikush a te diçka). Ia hëngri zemrën (*shpirtin) (dikujt). S’ma ha *zemra. Ma hëngri *zemrën (dikush). Sa i ha *zëri. Më ha *zorrët (dikush a diçka).

HANËME

HANËM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Titull nderimi për një grua; zonjë e madhe. Hanëmet e bejlerëve.
2. mospërf. Grua, së cilës nuk i pëlqenpunojë dhe sillet si pronare e madhe. Hanëme e rëndë ajo!.
Sin.: zonjë, hanko, damë, hane.

KADRILË

KADRÍL/Ë,~A f., art. Vallëzim a kërcimdisa çifte (me një damë a me një kavalier), duke ndërruar damatlëvizje dhe duke bërë figurandryshme. Luajmë kadrilën.

SKAMBIL

SKAMBÍL,~I m. sh. ~A, ~AT Kuti për të luajtur damë. Solli skambilin të luanin bashkë.

ZONJË

ZÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdoret kur i drejtohemi me nderim a me mirësjellje një gruaje të martuar, më të madhe në moshë ose të moshuar; përdoret kur i drejtohemi një gruaje zyrtarisht. - Urdhëroni, zonjë! Zonjë shtëpie amvisë. - Të nderuara zonja! - Zonja dhe zotërinj të pranishëm në sallë!

2. bised. Grua shumë e mirë, e sjellshme dhe e fisnike. Është grua zonjë. Është zonjë e vërtetë.

3. vjet. Grua e një familjeje të pasur dhe me shërbëtorë; gruaja e një zotërie. Zonja e beut (e agait). Punoj te një zonjë. E thirri zonja. Mjeri unë ç’jam në kurbet, ç’më lypet ashikëria, shkon zonja me gojë s’flet, e gjettë nga Perëndia. (folk.).

4. iron. Grua, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten me të madh. Zonjë e rëndë! Është zonjë e madhe ajo!

5. fig., vet. nj. Diçka e begatshme dhe e bukur; diçka që ka fituar nderimin e të tjerëve. Shqipëria është bërë zonjë.

6. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Zonjë e bukur (bot.) helmarinë. Zonjë e mirë (euf.) sëmundja e lisë.

7. si mb. Shumë e mirë, e sjellshme, që të ngjall nderim (për një grua). Është grua zonjë. Hesht, mos qaj, nuse zonjë, Se të prishet bukuria. (folk.).

Sin.: fisnike, hanëme, hanko, dudi, damë, e mirë, e sjellshme.

ÇUPË

ÇÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë derimoshën e pjekurisë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mirë (e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Lindi çupë. Qëndisma s’është vetëm punë çupash.
2. Fëmijë vajzë kundrejt prindit të vet, bijë. Martoi çupën. U me dy çupa. Shkoirrinte te çupa. Dy çupat e saj ishinbukura.
3. Vajzë që i ka kaluar mosha e s’është martuar. Çupë e mbetur lëneshë. Më ka mbetur çupaderë.
4. Letër bixhozi me figurën e një mbretëreshe; damë. Çupa maç (spathi). Hidhe çupën. I ra çupa. Ke tri çupadorë.
Sin.: vajzë, gocë, bijë, vashë, damë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.