Fjalori

Rezultate në përkufizime për “daltonist”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDAJ

NDA/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Largoj njërin nga tjetri dy a më shumë sende ose njerëzjanë bashkë, shkëput; nxjerr veç e veç dy lëndë a gjërandryshme, që janë përzier, veçoj; kund. bashkoj. I ndau kecat nga dhitë. Ndaj mollët sipas madhësisë. I ndau dy vetaziheshin. Ndaj veç. Ndaj sipas llojeve. Ndaj fijet.
2. Mbajveçuar nga diçka; jam në mes; kufizoj; kund. lidh. Na ndan lumi (deti). E ndan kopshti nga rruga. I ndan një lagje (një shtëpi). Ndaj me mur (me gardh). Ndajshtresa. I ndan kufiri.
3. Lëshoj gruan ose burrin; e shkëput nga bashkëshorti; e nxjerr për të jetuar si familje veçan; e detyrojrrojë veçan nga dikush. E ndau gruan (burrin). E ndau djalin. E ndau nga familja. I ndau lufta. Asgjë nuk mund t'i ndajë.
4. fig. Mbajshkëputur, nuk i lidh, nuk i mbaj bashkë a pranë (zakonisht me mohim). Nuk i ndan fjalët nga veprat. Nuk e ndan nga vetja.
5. Copëtojpjesëveçanta (një të tërë), e bëj pjesë-pjesë, pjesëtoj. Ndau bukën. Ndaj përgjysmë (më dysh, katërsh). Ndajpjesë (në thela, në cope). I ndau fjalëtrrokje. E ndaukëste. Ndajditë (në muaj). E ka ndarë librinpesë kapituj. I ndau me një vijë në mes.
6. Pjesëtoj diçka midis dy a më shumë vetave; i jap secilit një pjesë a diçka nga një e tërë, nga një grumbull, shpërndaj; i bëj pjesë një tjetri, e kampërbashkët me një tjetër. Ndau gjellën. E ndau ushqimin me shokun. Ndajnëhollat (të ardhurat, fitimet). E ndanë shtëpinë përgjysmë. Ndan letrat. I ndau pjesën. U ndanë dhurata. U ndau punën (detyrat). Ndau ftesat. Ndanë rolet. Ndanë nga një pikë. Nuk e ndan pushtetin me të tjerët.
7. I vendos nëpër vendendryshme, shpërndaj. Ndaj dy nga dy. I ndanëftuarit nëpër dhomat e hotelit.
8. fig. Provojbashku me dikë një ndjenjë, një gëzim a një hidhërim. Ndamë gëzimet dhe hidhërimet. Ndajmëbashkumirën dhekeqen. Nuk kishte me kë ta ndante këtë gëzim.
9. Heq mënjanë për dikë a për diçka; e caktoj për diçka. Kishte ndarë para mënjanë. I ndau dy kile mish (rrush). E ndanë një copë tokë për perime (serë).
10. I ndërpres foshnjës qumështin e gjirit, zvjerdh. E ndau fëmijën prej gjirit. E ndau viçin nga lopa.
11. fig., vet. v. III Është larg në një periudhë kohecaktuar. Edhe dy javë na ndajnë nga Viti i Ri. Pak kohë na ndan nga dita e zgjedhjeve. Pak ditë i ndante nga momenti historik.
12. fig. Caktoj kohën (afatin) për një punë a diçka tjetër. Ndanë ditën e martesës.
13. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos. I jap vazhdimisht, pa ndërprerje; nuk e ndërpres. Nuk ia ndan qumështin (pemët) fëmijës. Nuk ia ndan kujdesin. Nuk ia ndau këshillimin.
14. fig. Bëj mend a e bëj me fjalë me dikë për të kryer diçka, vendos. E ndau me mend. E kemi ndarëshihemi sonte. Kështu e ndanë.
15. fig. I jap zgjidhje, përcaktoj përfundimin. Këtë e ndan vetëm gjyqi. Punët i ndan mejdani.
16. fig. Arrijshoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim). Nuk e ndaj dot nga larg. S'e ndava dot kush qe. Ndajbardhën nga e zeza. Është daltonist, nuk i ndan dot ngjyrat.
17. fig., bised., jokal., vet. v. III Dallon, shquan. Nuk ndan nga i vëllai. Nuk ndan ngatjerët.
18. vet. v. III Nxjerr kalli. Ndan kalli misri.
Sin.: largoj, hap, heq, shkolit, shkëpus, veçoj, theksoj, shkul, shkoq, shpërdredh, shqep, shqis, zbërthej, kufizoj, vetmoj, zdatkoj, lëshoj, shkurorëzoj, degëzoj, thyej, copëzoj, cukëloj, çaj, përçaj, çik, çikëtoj, rriskoj, lakanis, copëtoj, pjesëtoj, shpërbëj, terezis, bëj, përhap, shpërqendroj, shpërndaj, përndaj, provoj, përjetoj, zvjerdh, caktoj, vendos, zgjidh, dalloj, shquaj, nxjerr, pres, ndërpres, këput, ndal, lë, divorcoj.
I ndaj *bathët. E ndaj *bukën (me dikë). Ndaj *dyshekun (me dikë). *Filli e ndau (dikë). Ndaj *gjyqin. ndafsha (të bëfsha, të ngrënça) *hallvën! Nuk ia ndaj *hapin (dikujt). Na ndan një *hendek (me dikë). I ndaj *hesapet (llogaritë) (me dikë). Kur u ndanë, *kaq i ranë (dikujt) shaka. I ndaj llogaritë (*hesapet) (me dikë). E ndau (e çau) *katërsh (dikë a diçka). *katërsh (dikë a diçka). Për ta ndarë (për ta çarë) më *katërsh. I ndaj *lakrat (me dikë). E ndava *mendjen (për diçka). E ndaj *pazarin (me dikë). *Qimja e ndan (dikë a diçka). Nuk ia ndaj (nuk ia shqit) *sytë (dikujt a diçkaje). E ndau me *shpatë (diçka). *Topi s’i ndan. E ndau (e preu) me *thikë (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.