Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GDHÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gdhendim diçka. Gdhendja e drurit (e gurit, e metalit). Gdhendja e figurave (e shkronjave). Gdhendja e stilit. Gdhendja me daltë. Reparti i gdhendjes.
2. vet. nj. Mjeshtëria, puna e gdhendësit. Mjeshtëria e gdhendjes. Mëson për gdhendje. Merret me gdhendje.
3. Diçka e gdhendur në dru, në gur a në metal. Gdhendje e bukur. Gdhendje në dru (në mermer).
4. Diçka e thelluar në dru, në gur a në metal, që është bërë duke e gdhendur me daltë a me një përdorëse tjetër.
✱Sin.: latim, skalitje, thadrim, daltim, çekanisje, zdrugim.
SKALÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skalit a skalitet diçka. Skalitje në metal. Skalitja e heroit pozitiv.
2. Figurë, vizatim a shkrim, që është bërë në gur, në mermer, në dru etj. Skalitje me daltë. Pllakë mermeri me skalitje.
3. fig Përshkrim a paraqitje me mjeshtëri e fuqi të veçante e një figure, dukurie etj. Skalitja e personazhit.
✱Sin.: gdhendje, gdhendari, daltim, latim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë