Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur dallgëzon deti; lëvizje e vrullshme e një mase të madhe uji në det, liqen etj. Dallgëzimi i detit (i liqenit).
2. fig. Lëvizje që ngjan me krijimin e dallgëve të detit. Dallgëzimi i grurit (i thekrës, i barit). Dallgëzimi i turmës. Dallgëzim i flokëve.
3. kryes. sh., fig. Ulje e ngritje në sipërfaqen e një sendi, valëzim. Dallgëzime kodrash.
✱Sin.: tallazim, valëzim, valëvitje.
►DALLGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet me dallgë, dallgëzon. Deti u dallgëzua.
2. fig., vetv. III Lëviz valë-valë, dallgëzon. Turma dallgëzohej.
3. fig., vetv. III Përhapet valë-valë, vjen dallgë-dallgë. Kënga dallgëzohej.
4. pës. e DALLGËZÓN.
✱Sin.: tallazohet, valëzohet, kotovalet, valëvitet, tundet.
DALLGËZÓR,~E mb., poet. Që dallgëzon, dallgëzues, valëzues. Liqen dallgëzor. Flokë dallgëzore.
►TALLAZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ngre tallaz, bën dallgë, dallgëzon. Tallazohet deti (oqeani). Deti u tallazua.
2. vetv., vet. v. III Lëkundet, tundet; vjen valë-valë, vjen me tallaze. Bova tallazohej mbi sipërfaqen e ujit.
3. fig., vetv. Shqetësohem, tronditem shumë. Iu tallazua zemra u trondit, u shqetësua shumë.
4. pës. e TALLAZÓN.
✱Sin.: tallazon, dallgëzon, lëkundet, tundet, shqetësohet, tronditet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë