Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLGËMÁDH,~E mb., poet. Që është me dallgë të mëdha; që vjen me valë të mëdha; që ka shumë valë. Det dallgëmadh.
✱Sin.: tallazemadh, valëmadh, dallgëshumë, valëshumë, shkulmemadh.
DALLGËSHÚMË mb., poet. Që ka a çon shumë dallgë; që bën shumë dallgë; valëshumë. Në detin dallgëshumë.
✱Sin.: dallgëmadh, valëshumë, valëmadh, shkulmemadh, tallazmadh.
PERÇEBÁRDHË mb. 1. Që e ka jelen të bardhë (për kafshë). Kalë perçebardhë.
2. poet. Që ka valë të shkumëzuara, valëshumë (për lumin, për detin); që ka shkumë të bardhë, që shkumëzon (për valët). Drin, o perçebardhë! Valë (dallgë) perçebardhë.
✱Sin.: fytyrëz, jelebardhë, krifëbardhë, perçeshkumë, valëshumë, dallgëshumë, i shkumëzuar.
PERÇESHKÚMË mb., poet. Që ka valë të shkumëzuara, valëshumë, dallgëshumë (për lumin, për detin); i shkumëzuar, perçebardhë. Det i gjerë perçeshkumë. Valë (dallgë) perçeshkumë.
VAL/ËMÁDH,~E mb., poet. 1. Që vjen me valë të mëdha; që ka shumë valë; valëshumë. Lumë valëmadh. Drini valëmadh. Valbona valëmadhe. Lumi Buna ishte valëmadh pas shiut dhe stuhisë. Vjosa valëmadhe rrjedh me forcë të madhe nga malet.
2. fig. Që i ka ndodhur një fatkeqësi e madhe, që i ka vdekur dikush nga njerëzit e shtëpisë a nga të afërmit; që ka parë shumë vdekje e fatkeqësi; që ka vuajtur shumë; fatkeq. Nënë valëmadhe. Ai burrë valëmadh ishte mbushur me trishtim dhe vuajtje të thella. Gruaja valëmadhe e humbi familjen dhe tani jeton e vetmuar, duke bartur peshën e dhimbjes. Në fshat, të gjithë e respektonin atë plakën valëmadhe.
✱Sin.: dallgëshumë, shkulmëmadh, tallazmadh, fatzi, i pafat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë