Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJÁT,~E mb., bised. 1. Që është prodhuar ose është vjelë me kohë dhe ka humbur shijen, freskinë dhe cilësitë e tjera të mira; i ndenjur, i ndiçëm; kund. i freskët; i proshkët. Pemë (perime) bajate. Bukë bajate. Mish bajat. Gjellë bajate. Ushqime gjysmë bajate. U bë bajat. Kur vjetrohet buka bëhet bajate.
2. fig., keq. Që i ka dalë boja, i vjetruar; që ka humbur vlerën nga përdorimi i tepruar dhe është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë e pa vend, banal. Refren bajat. Arsyetime (argumente) bajate. Shpifje (akuza) bajate. Shaka (narrativa, deklarime) bajate. Demagogji (propagandë) bajate. Këngë (muzikë) bajate. Mitingje bajate. U bë bajat. Fjalime (diskutime) plot me slogane e ide bajate.
3. mospërf. Që e ka humbur nderin e respektin; që nuk i ka më vlerat e dikurshme. Njeri bajat. Mania për të krijuar personazhe bajate në letërsi.
✱Sin.: i bajatosur, i pashije, i bujtur, i përbujtur, i ndiçëm, i ndenjur, i motuar, i mëllënkshur, i hupët, i pakripë, i dalëboje, i vjetruar.
♦ U bë bajat (dikush) shih i doli boja (dikujt).
BANÁL,~E mb. 1. Që ka humbur forcën shprehëse për shkak të përsëritjes së shpeshtë, që është bërë bajat e pa shije; tepër i përdorur dhe i njohur prej të gjithëve; i pakripë, i dalëboje. Mendime (thënie, bisedë) banale. Krahasim banal. Është bërë banal. Ngjarje (skenë) banale. Zhargon banal. Në mënyrë banale.
2. keq. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e sillet në mënyrë të shëmtuar. Fjalë (shprehje) banale. Shaka (anekdotë) banale. Sharje (shpifje) nga më banalet. Batuta (nofka) banale.
3. Që nuk ka ideale të larta; që ka shije të ulët. Njeri banal.
✱Sin.: bajat, i pakripë, i dalëboje, i pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm.
DALËBÓJE mb. 1. Që i ka dalë disi boja, që është zbërdhulur; që ka ngjyrë a bojë të zbërdhulët; i vjetruar a i dalë jashtë përdorimit. Pëlhurë dalëboje.
2. fig. Që ka humbur vetitë a cilësitë e mira; që i ka dalë në shesh fytyra e vërtetë; që s’ka pikë turpi; cipëplasur; i bërë bajat. Njeri dalëboje.
✱Sin.: i dalëboje, i zbërdhulët, i çngjyrosur, i zbardhur, i vjetruar, cipëplasur, i pacipë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i paturp, i pafytyrë, faqezi, bastard, i zvetënuar, i shthurur, i degjeneruar, i prishur, i zhvlerësuar, i shfytyruar, i përdhosur, i rëndomtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë