Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dakord”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAKORD

DAKÓRD libr. 1. ndajf.marrëveshje, në ujdi me dikë, në një mendje, të një mendimi. Ramë dakord për çështjen. - Jeni dakord?

2. si pasth. Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një lutje etj.; mirë, ashtu, po. - Dakord, levijë. - Dakord, pranoj!

Sin.: po, mirë, ashtu.

DAKORDËSIM

DAKORDËSÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur dakordësojmë me dikë a me disa; dakordësi.
2. Gjendja kur është rënë dakord për diçka. Procesi i dakordësimit. Pjesë e këtij dakordësimi.

EKSTRADOJ

EKSTRAD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., drejt. E dorëzoj ose e sjell me forcë dikëgjendet jashtë shtetit dheakuzohet për krim, për t’ua nënshtruar procedurave ligjore. Kërkon të na ekstradojë. Ajo ra dakordekstradojë disa prej turqve. Shteti shqiptar nuk duhet ta ekstradojë qytetarin e pafajshëm. Mund ta ekstradojë shtetasin e tij vetëm kur ai është palë në një marrëveshje ndërkombëtare.

KRITIKË

KRITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Analizë, vlerësim a gjykim, që kryesisht vë në pah të metat e dikujt a diçkaje; vërejtje, qortim, fajësim. Kritikë e fortë (e butë). Kritikë e drejtë (e gabuar). Bëj kritikë dashamirëse (dashakeqe). U prek ( u lëndua) nga ajo kritikë. E pranoi (e mirëpriti, e hodhi poshtë) kritikën. E shprehu kritikën tërthorazi (drejtpërdrejt). Kam disa kritika për të. Nuk i kishte qejf kritikat. Jam dakord me kritikat e bëra.

2. Aktivitet intelektual që, bazuar në parime dhe metodologji të caktuara, synon të shqyrtojë dhe të gjykojë veprat e artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., duke vënë në pah arritjet dhe mangësitë; fusha e studimeve që merret me këtë lloj aktiviteti. Ka prirje për kritikë letrare (artistike). Merret me kritikën e artit, teatrit dhe filmit.

3. Artikull a studim kritik; recension. Botoi një përmbledhje me kritika.

4. filozof. Aftësi intelektuale që i lejon dikujt të formulojë gjykime objektive dhe analitike mbi fakte dhe çështje të një natyre morale, shpirtërore, historike etj.

5. përmbl. Të gjithë ata që merren me vlerësime a studime kritike.  Kritika letrare u tregua e rreptë. Kritika shkencore i bëri jehonë të madhe librit të tij.

Sin.: vërejtje, qortim, fajësim, recension.

MBARIM

MBARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbaroj ose kur mbarohet diçka. Mbarimi i punës. Në mbarim e sipër.
2. Caku ku mbaron diçkashtrihethapësirë (një vijë, një rrugë, një sipërfaqe etj.), vendi ku mbaron diçka; fund; kund. fillim. Mbarimi i rrugës. Mbarimi i rreshtit. Fillimi e mbarimi i bregdetit.
3. Pjesa e fundit e diçkaje (e një libri, e një vepre, e një mbledhjeje, e një veprimi etj.), fund; pjesa përmbyllëse e diçkaje, finalja; kund. fillim. Mbarimi i librit (i romanit, i artikullit). Mbarimi i filmit (i dramës). Mbarimi i lojës (i ndeshjes, i shfaqjes). Mbarimi i shërbimit (i udhëtimit). Mbarimi i mbledhjes. Nga fillimi derimbarim. Aty nga mbarimi i luftës. S’i dihet mbarimi. Fillimet dhe mbarimet e shumë historive.
4. Cakushënon fundin e një kohe; pjesa e kohëslidhet me këtë cak; caku kohorshënon fundin e një pune, të një veprimi a të një veprimtarie, fund; kund. fillim. Mbarimi i ditës (i javës, i muajit, i stinës, i vitit). Mbarimi i dimrit. Në mbarimverës. Nga mbarimi i shekullit XX. Mbarim i afatit (bank.) përfundim i periudhësrënë dakord për të zbatuar një kontratë ose marrëveshje ligjore.
5. muz. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshtamuzikë: Mbarim femëror masa e fundit e mendimit muzikor, në të cilën akordi përfundimtar vendosetkohën e butëmasës. Mbarim mashkullor masa e fundit e mendimit muzikor, në të cilën akordi përfundimtar vendosetkohën e fortëmasës.
*Fillim e mbarim.

MENDJESOHEM

MENDJES/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Jam në një mendje me dikë tjetër, bie dakord me një mendim ose ide të dikujt. Mendjesohem me një studiues.
Sin.: dakordësohem, pajtohem, puqem, përputhem.

MOSDAKORDËSI

MOSDAKORDËSÍ,~A f. Mosqenia dakord me dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk pajtohem me një mendim, me një ide etj.; kund. dakordësi. Ka mosdakordësiinterpretimin e përkthimit.

MOSRËNIE

MOSRË́NI/E,~A f. Veprimi a gjendja kur nuk bieI; kund. rënie. Mosrënia e sirenave. Mosrëniaprangat e policisë. Mosrënia dakord për çmimin. Siguria e mosrënies nga lartësitë. Përpiqet për mosrënien e mëtejshmenivelitjetesës.

MOSUJDISJE
MOSVOTIM

MOSVOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mosmiratim i dikujt a diçkaje duke votuar kundër, përdorimi i votës kundër dikujt a diçkaje; kund. votim. Disa nuk ranë dakord me mosvotimin e atij ligji.
2. Mungesë e pjesëmarrjes në votim, kur nuk votojmë; kund. votim. Mori parasysh mosvotimin e palës tjetër. Mosvotim për dy vjet rresht, pra braktisje e institucionit.

OKEJ

OKÉJ pasth., libr. Po; mirë; dakord (në pyetje, pohime etj.). Do të vijnëgjithë, okej? A është okej për ju në orën 10.00?

PADAKORDUESHËM

PADAKORDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i dakordueshëm ose që nuk është dakord me dikë ose me diçka. I padakordueshëm me parashtrimet e paraqitura.

RAKORDOHEM

RAKORD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Përputhem, pajtohem, bashkërendohem. Shifrat nuk rakordohen asgjëkundi. Rakordohen veprimet.
2. vetv. Merrem vesh me dikë, bie dakord. mbledhje u rakordua mbi planin e punës.
3. pës., vet. v. III e RAKORDÓJ.

RAKORDOJ

RAKORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Vë në lidhje gjërandryshme, bashkoj, pajtoj. Rakordojmë qëndrimet.
2. Merrem vesh me dikë, bie dakord (për diçka). Palët rakorduan për hapat e mëtejshëm. Rakorduan detajet e protestës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.