Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DÁJR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, i mbuluar nga njëra anë me lëkurë të tendosur, së cilës i bihet me gishta për të mbajtur ritmin e këngës ose të valles; def. I bie dajres. Shoqëron me dajre. Ngroh dajren ngroh lëkurën e dajres që të kumbojë më mirë. Kërcejnë me dajre. Pa pare s’ka dajre. (fj. u.).
♦ Kërcen sipas dajres (së dikujt) përb. bën siç thotë a siç do dikush, vete pas qejfit të tij; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). I vunë dajren (dikujt) e tallën, e përqeshën, e vunë në lojë; i varën (i vunë) teneqenë.
DEF,~I m. sh. ~E, ~ET muz. Dajre. Valle të shoqëruara me def. I bie defit. Kërciste defi.
♦ U bë def (dikush) keq. u shporr, u largua menjëherë. E bëj def (dikë). 1. përb. E heq qafe dikë; e përzë, e shporr. 2. shpërf. E vë nën urdhra. Nuk i bën koka def (dikujt) as që pyet fare, s’do t’ia dijë, është kokëfortë; është kokëkrisur; nuk ia bën syri tërr; nuk ia bën syri def. Ia bëfshin lëkurën def! mallk., bised. vdektë! I bie defit (dikush) flet kot, në hava.
TAGÁR,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Dajre, def. I bie tagarit.
♦ Bjeri tagarit! keq. mospërf. llomotit sa të duash, nuk të dëgjon njeri, nuk ta vë veshin kush; gri lakra!; gri sallatë! E luan në tagar (dikë) keq. e mundon shumë, e sorollat; e sfilit; e sjell vërdallë; luan cingël (cingëlthi) (me dikë); e luan në tel; e luan në tepsi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë