Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dajandisje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DURIM

DURÍM,~I m. 1. Veprimi kur duroj dikë a diçka; përballimi i një gjendjejevështirë; kund. padurim. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.
2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim. E përballoi fatkeqësinë me durim. Me durimtëra bëhen. (fj. u.).
3. Vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyermarrëdhëniet me të tjerët; kund. padurim. Sillet me durim. Iu sos durimi. E humbi durimin dhe foli rëndë. - Ki durim e dëgjo! Shpërdoron durimin e tjetrit. Edhe durimi ka kufi. (fj. u.).
4. Aftësia e dikujt për t’u marrë me diçka për një kohëgjatë e pa u mërzitur, për ta çuar derifund një pune ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohëgjatë. Ka durimmadhpunë. Punon me durim. Priste me durim. - Durim, edhe pak! Me durim dhe me punë bëhet edhe shkëmbi vresht. ( fj. u.). Gjithkujt i bëj durim, se durimi është shpëtim. (fj. u.). Durimi është virtytiheroik dhe pikërisht për këtë, nga jashtë, ai nuk i ngjan aspak heroizmit. (fj. u.).
Sin.: duresë, qëndrim, përballim, dajandisje, përmbajtje, gëlltitje, përtypje, honepsje, gajret.
Bëj durim duroj; i jap zemër vetes për të përballuar diçkarëndë a një pritjegjatë; përpiqemduroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.