Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAFRÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gosti a dasmë që bëhet me shpenzime të mëdha, me madhështi a me shumë rrëmujë; shpenzime të tepruara që bëhen për gosti, për dasmë etj.; luks i tepruar. Dafrungë e madhe. E bënë me dafrungë. E kalonte kohën në dafrunga. Me shenjat dalldisëse të dafrungave të pafundme.
✱Sin.: gosti, buhi, salltanet, zijafet.
GOSTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Drekë a darkë, që shtrohet në raste gëzimi. E ftoi të merrte pjesë në gostinë e dasmës. Nuk i kishte qejf gostitë.
2. Ëmbëlsira që çohen dhuratë në një ceremoni gëzimi. Shkoi (vajti, erdhi) me një gosti.
✱Sin.: festë, festëz, buhi, çabullë, banket, dafrungë, gostitje, zdërhallje, drekë, darkë, refene, mësallë, tryezë, zijafet.
SHKËLQÝESHËM ndajf. Shumë mirë, në mënyrë të shkëlqyer; shkëlqyer. Luan shkëlqyeshëm. E plotësoi detyrën shkëlqyeshëm. U vlerësua shkëlqyeshëm. Doli shkëlqyeshëm në provim. E mbaroi (kreu) shkollën shkëlqyeshëm. - Si e ndien veten? - Shkëlqyeshëm! Reagoi shkëlqyeshëm. Dukej shkëlqyeshëm me atë veshje. E pritën shkëlqyeshëm.
✱Sin.: shkëlqyer, mrekulli, bukur, bukuri, dafrungë, hata, birinxhi, hut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë