Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DACKANÁR,~E mb., bised. 1. I goditur me dacka, i rrahur.
3. I lig, i mbrapshtë, i prapë, i paudhë, ters, noksan, nopran, i padëgjueshëm, i pabindur, kokëfortë. Hajdut e dackanar.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: frikacak, burrac, tutës, burracak, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë, i mbrapshtë, i prapë, dalëfarësh, ters, çapraz, noksan, nopran, xanxar, i paudhë, i padëgjueshëm, i pabindur, i pashtruar, kokëfortë, rebel.
DALLASHÁN,~E mb., bised. 1. I ngathët. Është një burrë dallashan, i çuditshëm në qëndrime e zakone.
2. Që nuk i zë dora asgjë, që s’i vjen ndoresh për punë, i pazoti.
3. Ngatërrestar, i mbrapshtë. Grua dallashane që nuk la njeri pa ngatërruar..
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Dukej dallashan, s’e kapte dot ritmin e shokëve.
✱Sin.: i ngathët, i mpirë, ngalaq, i plogët, i mefshtë, i vakët, qullash, i pazoti, i paaftë, i humbur, dorëngathët, këmbëtharë, punëkeq, punëmbrapshtë, ngatërrestar, i mbrapshtë, dackanar.
DALËFÁRËSH,~E mb. 1. I dalëfare, i shfarosur. Njeri dalëfarësh.
2. I mbrapshtë, i dalëdore; zullumqar. Djalë dalëfarësh. Ishte nga ata burra dalëfarësh që u shkojnë pas grave të huaja.
3. I çmendur, i dalëmendsh. Se vjen dikush dalëfarësh dhe të jep mend.
4. I mallkuar, i nëmur. Si s’pushuan këta dalëfarësh!
✱Sin.: i shuar, farëhumbur, i zhdukur, i humbur, i shfarosur, i zhbërë, i mbrapshtë, dackanar, dalëdore, dalëmendsh, zullumqar, dëmtues, shkatërrimtar, mujshar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë