Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËSHPËRIMÍSHT ndajf. Në mënyrë dëshpëruese, duke mos pasur asnjë shpresë a rrugëdalje, dëshpërueshëm; kund. gëzueshëm.
DËSHPËRÚESHËM ndajf. Me dëshpërim; në mënyrë dëshpëruese. Klithi dëshpërueshëm.
HIDHËRÚESH/ËM ndajf. Me hidhërim; hidhur; pikëllueshëm. Qante hidhërueshëm.
✱Sin.: helmueshëm, pikëllueshëm, dëshpërueshëm, dëshpërimthi, zemërueshëm.
PASHPRÉSË (i, e) mb. 1. Që nuk të ngjall a që s’të jep asnjë shpresë, që s’të lë të shpresosh; që nuk ka asnjë mundësi të përfundojë mbarë, që është pa rrugëdalje; që bëhet pa shpresë, i kotë. Gjendje e pashpresë. Përpjekje e pashpresë. Dashuri e pashpresë. Veprim (hap) i pashpresë. E quan të pashpresë.
2. Që e ka humbur shpresën për diçka, që nuk i ka mbetur asnjë shpresë, i dëshpëruar. Aplikues i pashpresë.
✱Sin.: i kotë, shpresëhumbur, shpresëshuar, shpresëprerë, zemërshuar, i dëshpëruar, i dëshpërueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë