Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVALÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fin. Ajo që siguron besueshmëri dhe siguri për kreditorët, duke marrë përsipër pagesën e detyrimit në raste të mospagesës nga huamarrësi, garantuese, avaliste. Përgjegjësia e avalueses. Nuk dha siguri avaluesja. Avaluesja pranoi detyrimin ligjor.
✱Sin.: garantuese, siguruese, avaliste, dorëzane, dëshmuese, mbuluese, shlyese.
DËSHMITÁR/E,~JA f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ajo që është e pranishme në një ngjarje dhe sheh me sytë e vet atë që ndodh ose dëgjon atë që thuhet. Dëshmitare e ngjarjes.
2. drejt. Ajo që thirret për të dëshmuar para organeve të drejtësisë për dikë a për diçka që e di, që e ka parë ose e ka dëgjuar vetë. U dëgjua dëshmitarja. E pyetën si dëshmitare.
3. zyrt. Ajo që ftohet të jetë e pranishme në një veprim ligjor (martesë, testament etj.). Dëshmitare në martesën e shoqes.
4. vjet. Dëshmore.
✱Sin.: dëshmuese, dëshmimtare, dëshmonjëse, dëshmore.
DËSHMÓNJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Dëshmuese.
DËSHMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dëshmitare. Doli dëshmuese. Thirri dëshmueset.
SHAHÍTE,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ajo që është në dijeni të drejtpërdrejtë të një fakti (e ka parë, e ka dëgjuar) dhe thirret për të dëshmuar rreth tij, dëshmitare. Doli si shahite. E thirrën për shahite. Ishte shahitja e vetme e atij aksidenti.
2. Ajo që sakrifikon në mënyrë të vullnetshme jetën, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmore. Ra shahite. Kishte edhe gra që kishin rënë shahite. Shkolla mbante emrin e shahites.
✱Sin.: dëshmitare, dëshmuese, dëshmore, martire, veqile.
VËRTETÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pohon vërtetësinë e diçkaje, ajo që vërteton diçka. Vërtetuesja e dokumentit.
2. Ajo që nënshkruan një dokument për të treguar se është i saktë e ka vlerë të plotë. Nënshkrimi i vërtetueses. Firma e vërtetueses.
3. vjet. Nëpunësja që bënte vërtetimin e mallrave në doganë. Vërtetuesja e doganës.
✱Sin.: dëshmuese, provuese, pohuese, argumentuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë