Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dëshirim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËSHIRIM
EPSHËRI

EPSHËRÍ,~A f., libr. Gjendje e përjetimit të epshit. Epshëri pa dashuri. Fola me epshëri. E pashë me epshëri.
Sin.: epsh, epshërim, dëshirim.

ETJE

ÉTJ/E,~A f. 1. Nevojë dhe dëshirë e një organizmi për ujë. Etje e madhe. Kam etje. Bima (toka) ka etje. Më merr etja. Shuaj etjen. Piu me etje.
2. fig. Dëshirë e madhe për diçka. Etje e madhe për arsim. Etje për liri. Etje për dije. Etje për zbulimin e mistereve të kozmosit. Etje për të dëgjuar fjalët e saj
3. keq. Synim i papërmbajtur për të arritur diçka; lakmi. Etje për lavdi. Etje për pushtet (për fitime, për pasuri). Etje e pangopur për t’u pasuruar. Etja për famë.
Sin.: et, rreshk, lakmi, dëshirim.
E shuaj etjen (për diçka) e plotësoj një dëshirë, kënaqem plotësisht me diçka që e kërkoja a që e doja shumë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.