Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dërstilur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRSTILUR
PA

PA lidh., bised. 1. Prandaj. Ka ndodhur, pa e rrëfejnë. Kishte rrugëgjatë, pa u ngrit herët.
2. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura kundërshtore me kuptiminpërndryshe, në rastkundërt”. Nuk e dinte, pa s’do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë. Nuk e vuri re, pa do t’i kishte folur.
3. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura kundërshtore me ngjyrime shtesore. Fliste me zë të lartë, pa se shqetësonte fqinjët nuk donte t’ia dinte. Ç’t’i bënte atij, pa për të tjerë nuk pyeste fare.
4. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura me ngjyrime shtesorekuptimin “sa për..., përsa i përket...”. Shkoke punë, pa ta mbaj unë djalin. Qoftë kryet shëndoshë, pa kësula gjen sa të duash. (fj. u.).
5. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditurashprehin marrëdhënie qëllimore; që, për të... Duhejlanin dy napolonamuaj, pa të shpëtonin shtëpinë.
6. Përdoret me ngarkesëveçantë modale, kur numërojmë disa veprimendjekin njëri-tjetrin. Velenxat kanë shumë punë - pa duhet larë leshi, pa duhet krehur, pa duhet punuaravlëmend, pa duhet dërstilur etj.
7. si kallëzues., mat. Heqim, zbresim, minus (kur zbresim një numër nga një tjetër). Tetë pa tre.
Sin.: prandaj, që, se, minus.

PADËRSTILUR
SHAJAK

SHAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Stof leshi i trashë e zakonisht i ashpër, i punuarvegjë me katër liq dhe zakonisht i dërstilur, që përdoret për të bërë pjesën e sipërmeveshjeve popullore, tradicionale (xhubletë); tirk, samaroskut, abë, cajkë. Rrobapunuara me shajak të zi (të bardhë). Kopsiti mirë pallton prej shajaku. Përparëse shajaku.
2. fig. Lë një punë në mes. Mos e lër punën shajak.
Sin.: tirk, samaroskut, abë, nemte, qazhnë, qashë, cajkë, zhgun.
E lë shajak (dikush) (punën etj.) e lë në gjendjekeqe, jo mirë; e lë punën në mes, nuk e çon derifund një punë; e lë poçen pa vegël; bën vegshin e s’i vë vjegën (dikush). Me shajak e me dajak shih me kulaç e me kërbaç.

SHKALUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.