Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUKËVÁL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. gjell. Bukë e thërrmuar, e përvëluar me ujë valë, me vaj ose me gjalpë dhe e përzier zakonisht me djathë; gatesë me miell misri të përzier me djathë që përvëlohet me gjalpë; valë, papare. Bukëvale me djathë të njomë. E ushqente (e rriti) me bukëvale. Një çanak me bukëvale. Shkërmoqet si bukëvale. Të voglën ta marr për fare, / Ta gjezdis male më male, / Ta ushqej me bukëvale. (folk.).
2. etnogr. Ëmbëlsirë me kulaç të thërrmuar në ujë valë, me gjalpë dhe me sheqer, që bëhet zakonisht në ditët e para pas lindjes së fëmijës. Vajti me bukëvale. Aromë bukëvaleje.
3. fig. Dhe i shkrifët e i butë. E bëri tokën si bukëvale.
✱Sin.: valë, valëbukë, papare, përvëlorë, paçamur, kryelanë, dërrmake.
DËRRMÁK,~E mb. 1. Që dërrmohet a që thërrmohet shpejt. Bukë dërrmake. Djathë dërrmak. Gur dërrmak.
2. I shkoqur, i copëzuar imët. Dhe dërrmak.
3. fig. Që është shumë i vogël e i mbledhur si topth, i vogël sa një thërrime (sidomos për fëmijët). Ka mbetur dërrmak.
✱Sin.: i thërrmuar, i dërrmuar, i shkoqur, i copëzuar, i grimcuar, i vogël.
DËRRMÍL/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET Dërrmake1.
DËRRMÓQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dërrmake1.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë