Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRDËLLÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri shumë llafazan, dikush të cilit s’i pushon goja së foluri, ai që dërdëllit pa pushim; si çakalle (si trokashkë) mulliri. Përkthyesi nuk është dërdëllitës mekanik.
✱Sin.: llomotitës, turtullitës, broçkullitës, përrallis.
DËRDËLLÚES,~E mb. Dërdëllitës.
LLOMOTÍTËS,~E mb., keq. Që flet keq për dikë; që flet pa fakte.
✱Sin.: fjalaman, llomotar, dërdëllitës.
NYNYKÁÇ,~E mb. Nynurues, dërdëllitës, llomotar. Nynykaç i bezdisshëm.
TRAKULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është llafazan, dërdëllitës, fjalaman.
XËRLÍSËS,~E mb., bised. Që flet kot e pa pushim, që thotë gjepura. Burrë xërlisës.
✱Sin.: dërdëllitës, llomotitës, xërxëritës, llafazan.
ÇURLIKÚES,~E mb. Që cicëron, që çurlikon. Zog çurlikues. Gojë çurlikuese.
✱Sin.: cicërues, çuçuritës, dërdëllitës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë