Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dënohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAPSOSEM

HAPSÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Futemburg, dënohem me burgim.

KRIMINALIZOHEM

KRIMINALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR drejt., vetv. 1. Bëhem kriminel, shndërrohemkriminel; niskryej krime ose akte kriminale.
2. Dënohem penalisht si kriminel.
3. pës. e KRIMINALIZÓJ.

MALLKOHEM

MALLK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MALLKÓJ; kund. bekohem. Mallkuar qoftë (qoftë mallkuar)!
Sin.: nëmem, truhem, dreqnohem, katrohem, dënohem, shkishërohem.

MERITOJ

MERIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Jam i denjënderohem, e vlej të më jepet një çmim a një shpërblim, të më bëhet një vlerësim i mirë për sjelljen, për një punë, për shërbime ose për një veprimtaricaktuar. Ai njeri meriton respektin dhe vëmendjen e të gjithëve. Meritonlavdërohet (të dekorohet). Meriton titullin... (gradën...). Meritoi flamurin (çmimin e parë). Meriton nderin. Meritoi notën dhjetë.
2. Marr atë që më takonbazëaftësive dhearritjevekam dëshmuar. Tokën e meriton i zoti (pronari). A është e vërtetë që çdo popull e meriton qeverinë e tij?
3.takondënohem a ta pësoj për atë që kam bërë. Meriton dënimin. Meriton përbuzjen (urrejtjen). Meritonndëshkohet rëndë.
4. vet. v. III Është i nevojshëm, duhet; ia vlentregohet kujdes e vëmendje a të bëhet diçka. Është problemmeriton kujdes (vëmendje). Kjo çështje meritonstudiohet (të shqyrtohet). Pyetja e saj meriton përgjigje. Nuk meritonmerresh me të (për dikë a për diçka).

SHAJNITEM

SHAJNÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mbetem i shtangur, ngel si i shituar, magjepsem. ngjau se u shajnita. U shajnitën kur e panë atë vegim.
2. Dënohem me një mallkim, mallkohem. Pse duhet shajnitem kështu?
Sin.: shitohem, nëmem, mallkohem, shkalem.

SHKISHËROHEM

SHKISHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR fet., pës. e SHKISHËRÓJ.
Sin.: ekskomunikohem, dënohem, ndëshkohem, mallkohem.

VUAJ

VÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Kam një dhembje a një sëmundje që më mundon, heq prej saj. Vuan nga dhembja e kokës. Vuante nga stomaku (nga zemra, nga veshkat, nga ethet). Vuanin nga malaria.
2. jokal. Mundohem shumë për të bërë a për të gjetur diçka, përpiqem e lodhem shumë; kaloj vështirësi e mungesamëdha, jetojskamje a në varfëri; më mungon diçka dhe s’e siguroj dot. Hoqën e vuajtën nën thundrën e pushtuesit. Vuajti për të bërë një shtëpi. Vuanin për bukë (për ujë, për kripë). Kanë vuajtur tërë jetën. Vuante për gjumë.
3. jokal. Pësojkëqija a mundime, ndiqem, dënohem e keqpërdorem nga dikush. Vuajtën nga fashistët. Vuajtiburg. Vuajtizitë e ullirit vuajti shumë. Vuajti pikën e zezë vuajti shumë. Vuan si gjarpri nën gur (si miu në mur).
4. jokal. Ndiej dhembjeshpirt për dikë, kam dashurimadhe për të, jepem me shpirt pas tij. Vuan pas asaj. Vuan pas fëmijës.
5. fig., jokal. Kam një të metë a një mungesë, e ciladëmton; vet. v. III ka të meta e dobësi. Vuante nga mendjemadhësia. Vuan nga (për) mendtë e kokës e ka fajin vetë. Vepra vuan nga disa dobësitheksuara. Vuan nga budallallëku.
6. kal. Kaloj një mundim trupor a shpirtëror, një sëmundje, një të keqe a dënim; heq. Vuajti urinë. Vuajti dënimin.
Sin.: heq, lëngoj, rënkoj, dergjem, torturohem, përvëlohem, mjerohem, mundohem, rraskapitem, përndiqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.