Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGASHËR/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER vetv. 1. Provoj dhembje, hidhërim a keqardhje të thellë; prekem në zemër, mallëngjehem thellë. Më ngashërehet zemra (shpirti) për dikë. U ngashërye nga ato vargje (nga muzika, nga kënga). Ngashërehet kur sheh të vëllain në shtratin e spitalit.
2. Ia jap të qarit me dënesë. U ngashërye në krahët e të vëllait. Ngashërehet në lot.
✱Sin.: ngashërohem, hidhërohem, prekem, shqetësohem, trazohem, mallëngjehem, tronditem, turbullohem, dënes, shkithem.
SHKÍTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Qaj pa lot e me zë të ulët, dënes. Shkithej në grykë. Shkithej e s’pushonte.
✱Sin.: dënes, ngashërehem, dënesem, bohorritem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë