Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dëmshpërblej”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOMPENSOJ

KOMPENS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Asistoj a ndihmoj me asistencë (me para, me ilaçe etj.) pensionistët, një individ a një familjenevojë, njerëz të dëmtuar nga një fatkeqësi natyrore etj.; dëmshpërblej. Shteti na kompenson në çdo rast.

PAGUAJ

PAG/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kal. Japhollat për një send a mallblej, për diçkapërdor a shfrytëzoj, për një punëbërë etj.; e shpërblej dikë me të holla sipas punës që ka bërë. Pagoi biletën. Paguaj qiranë (energjinë elektrike ujin). Pagoi shpenzimet. E pagoi me paradorë.
2. jokal. Japholla, derdh para për diçka; harxhoj. Pagoi shumë para. Nuk ishtegjendje (Nuk kishte) të paguante.
3. kal. Shlyej me të holla a me një vlerë tjetër detyriminkam. Pagoi borxhin. Pagoi kamatën. Paguanin taksa. Pagoi dëmin.
4. kal. Kthejhollatkam marrë hua; laj. Pagoi huan.
5. keq., kal. I japholla dikujt për të bërë një të keqe kundër një tjetri, shtie dikë.
6. fig., kal. Shlyej me pasojarënda për veten një gabim a një faj, më del për hundësh një gjë e pamenduar mirë; e pësoj rëndë nga dikush për një të keqe që i kam bërë. E pagoi gabimin. Do të ma paguajë. Për pak e pagova shpëtova për një qime, për një fije, gati lashë kokën.
7. fig., kal. Ia shpërblej dikujt një të keqe.
8. vjet., kal. Ia marr hakun a gjakun; shpaguaj.
Sin.: jap, derdh, shlyej, shpaguaj, shpërblej, harxhoj, laj, zhdëmtoj, dëmshpërblej, blej, ndreq, paguaj, derdh.
E pagoi (e lau) me *kokë (dikush). E pagoi *shtrenjtë (dikush). (E pagoi) si *ujku me lëkurë (dikush). Të *vret e s’të paguan (dikush).

ZHDËMTOJ

ZHDËMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I paguaj dikujt dëmin që i kam bërë, shlyej një dëm a një humbje që i kam shkaktuar dikujt, vë në vend dëmin; kund. dëmtoj. Zhdëmtoi biznesin. E zhdëmtoi sipas rregullave. I zhdëmtuan fermerët. E zhdëmton financiarisht. Do ta zhdëmtojnë vetëm për kohën e humbur. Detyrohemzhdëmtoj vlerën e mbetur. Duhet të zhdëmtojë arkën e shtetit. Nuk merr përsipër të zhdëmtojë mallin. - Kush do t’i zhdëmtojë fshatarët për prishjen e prodhimit?
Sin.: dëmshpërblej, shpërblej, shlyej, laj, shpaguaj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.