Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DOBIDHËNËS,~E mb. Dobiprurës; kund. dëmprurës. Projekt dobidhënës. Rezultate dobidhënëse.
DOBIPRÚRËS,~E mb. Që sjell dobi, i dobishëm; kund. dëmprurës. Ndikim dobiprurës.Punë (vepër) dobiprurëse. Masa dobiprurëse.
DËMPRÚRËS,~E mb. 1. Që sjell dëm, dëmtues; kund. dobiprurës. Kafshë (kandërr) dëmprurëse. Veprimtari dëmprurëse. Ndikime dëmprurëse. Qëllim pa vlerë, dëmprurës dhe i shëmtuar. Insekt dëmprurës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dëmprurësit e kokrrave të panxharit.
DËMSJÉLLËS,~E mb. Dëmprurës; kund. dobisjellës.
PËRMBYSTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përmbys gjithçka; dëmtues a dëmtor i madh; përmbysës, rebel. Përmbystarë të papërgjegjshëm. Përmbystarët e pushtetit (e republikës).
2. Plangprishës.
✱Sin.: përmbysës, dëmtues, dëmtor, plangprishës, dëmprurës, dëmbërës, rebel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë