Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pastroj ose kur pastrohem. Pastrimi i shtëpisë (i dhomës, i bibliotekës). Pastrimi i kompjuterit. Pastrimi i kanaleve. Pastrim i gazeve. Pastrim me rërë.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pastrimi: Pastrim etnik (pol.) largimi sistematik e i detyruar nga një vend i grupeve etnike, racore ose fetare, me qëllimin për ta bërë shoqërinë etnikisht homogjene. Pastrim kimik (kim). pastrim i veshjeve me detergjente kimike, në makina larëse që nuk punojnë me ujë, por me avull; reparti ku bëhet ky pastrim. Pastrim mekanik (fiz.) përdorimi për pastrim i letrës smeril ose i gërryesve të tjerë në vend të tretësve kimikë. Pastrim hidraulik (fiz.) përdorimi i ujit me presion të lartë dhe shpejtësi të madhe për të pastruar të thelluarat e detaleve, një motor makine, një kanal, një oborr etj. Pastrim i njomë (kim) pastrim me ujë e detergjente kimike. Pastrim i thatë (kim.) pastrim kimik. Pastrim pneumatik (fiz.) pastrim me ujë të presuar me forcë. Pastrim me tretës (kim.) pastrim i një pajisjeje etj. me tretës kimik. Pastrim me ultratinguj (kim.) pastrim me valë zanore me frekuencë të lartë i sipërfaqes së një pajisjeje etj. të zhytur në ujë
✱Sin.: larje, spastrim, paqësim, fshirje, shpëlarje, dëlirje, heqje, marrje, shkrimbje, qërim, kullim, filtrim, kthjellim, rafinim, distilim, hapje.
QËRÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qëroj a qërohet. Qërimi i patateve. Qërimi i fasuleve. Qërimi i orizit.
2. fig. Heqje e papastërtive, e barërave të këqija; pastrim nga diçka e huaj dhe e papastër që është ngjitur a përzier; dëbim si të padëshirueshëm. Qërimi i barishteve të egra. Qërimi i patateve. Qërim me shatë. Qërimi i hesapeve.
✱Sin.: të qëruarit, heqje, zhveshje, tëharrje, dëlirje, zhdukje, largim, fshirje.
SHARMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Lehtësimi i hardhisë nga degët e thara ose të tepërta, proces që bëhet një herë në vit; tëharrje, krasitje. Sharmimi i hardhisë kërkon mjeshtëri. Ishte koha për sharmimin e hardhive. Ia kishte marrë dorën sharmimit.
✱Sin.: kiemje, cungim, tëharrje, krasitje, shkadhitje, krahitje, rrallim, zhveshje, shytim, zvilim, dëlirje.
SHKARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Arsyeja që sjell dikush për të shkarkuar veten nga ndonjë faj, shfajësim, justifikim, bishtni. Nuk ka asnjë shkarki për dhunën. Për çdo veprim kërkon të gjejë shkarki. Lodhja është shkarki për të mos punuar. - Mos u përpiq të gjesh shkarki!
✱Sin.: shkarkim, justifikim, bishtni, përligjje, larje, dëlirje, lirim.
SHPÓRRJ/E,~A f. zakon. nj. Veprimi kur përzëm dikë a diçka; dëbim, zhdukje. Shporrje me forcë. Shporrja e sunduesit. Shporrja e mbeturinave.
✱Sin.: largim, dëbim, zhdukje, dëlirje, gremisje, qërim.
STERILIZÍM,~I m., mjek. 1. Veprimi kur sterilizoj a sterilizohet; dëlirje nga bakteret ose mikroorganizmat. Sterilizimi i pajisjeve të sallës së operacionit bëhej pas çdo ndërhyrjeje. Sterilizimi ishte parakushti themelor për higjienën e pavijoneve. Sterilizimi bëhej në një temperaturë të lartë.
2. biol. Heqje e mundësisë për t'u riprodhuar. Sterilizimi i disa specieve. Sterilizimi me synim shfarosjen.
✱Sin.: pastrim, shterpëzim.
VETËPASTRÍM,~I m. 1. libr. Pastrimi i vetvetes, i ndërgjegjes etj. Vetëpastrim nga mëkatet.
2. tek. Pastrimi i diçkaje në mënyrë automatike.
✱Sin.: pastrim, paqësim, dëlirje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë