Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DËLIRËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Dëlirem, dëlirësohem.
►PASTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastroj veten duke u larë me ujë, me shampo etj. dhe duke u fërkuar; heq nga vetja baltën, njollat ose papastërtitë e ndryshme me ujë a me ndonjë lëndë tjetër pastruese. Pastrohet përditë. U la e u pastrua.
2. vetv., vet. v. III I largohet diçka e huaj a që e zinte, qërohet. Qielli u pastrua.
3. pës. e PASTRÓJ.
✱Sin.: lahem, paqohem, paqësohem, dëlirem, spastrohem, shkëlqaret, shpëlahem, shkrimbem, kthjellohem, hapem, qërohet, rafinohet, kullohet.
►QËR/ÓHEM jovep., ~ ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastrohem, dëlirem; më hiqen puçrrat, dregëzat ose njolla të tjera nga lëkura e fytyrës dhe e trupit. Qërohem nga ferrat. U qëruan djemtë e u bënë si pëllumba.
2. vetv., vet. v. ІІІ Kthjellohet, pastrohet nga retë. Qielli u qërua fare.
3. vetv., vet. v. III Më pastrohen sytë, veshët, gryka ose hunda nga diçka që i kishte zënë e i pengonte. M’u qërua gryka. Iu qërua zëri ka nisur të flasë me zë të pastër, jo të ngjirur. Iu qërua vështrimi ka nisur të shohë qartë.
4. vetv., keq. Iki si i padëshiruar; dëbohem. Qërohu që këtu! U qërua nga vendi.
5. pës. e QËRÓJ. Patatet lahen, pastaj qërohen.
✱Sin.: pastrohem, dëlirem, spastrohem, çlirohem, dëbohem, zhdukem, shporrem.
►SHENJTËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fet. Afrohem me vepra e mendime me një shenjt; dëlirem; bëhem i shenjtë. Shenjtërohem me martirizim. Shenjtërohesh me Frymën e Shenjtë. A do që të shenjtërohesh?
2. pës. e SHENJTËRÓJ. U shenjtërua nga kisha. Nuk ishte shenjtëruar akoma. Martesa e tyre u shenjtërua.
✱Sin.: hyjnizohem, bekohet, lumturohet, dëlirem, përligjet, tumirohet, sanksionohet.
►SHPÓRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Largohem, iki, zhdukem (për dikë që duam të na hiqet qafe sa më parë). M’u shporrni dhe më lini të qetë! Shporruni! Shporruni që këtej! U shporrën të gjithë okupatorët. Nuk i shporret qafe.
2. edhe fig., vetv. I largohem diçkaje. Donin t’i shporreshin luftës. Shporru këtij mendimi!
3. pës. e SHPORR.
✱Sin.: largohem, dëbobem, zhdukem, dëlirem, gremisem, qërohem.
♦Shporrmu (hiqmu) nga *sytë (sysh)!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë