Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cytem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOKTISEM

BOKTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngitem, ngacmohem, cytem. U boktisën pa ndonjë shkak. Boktisen me njëri-tjetrin.
2. pës. e BOKTÍS.

BUCATEM

BUCÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Ngacmohem me dikë, cytem, ngucem.
2. pës. e BUCÁT.

CICOHEM

CICÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Ngacmohem, cytem me dikë.
2. pës. e CICÓJ.
Sin.: cytem, ngitem, trazohem, gërgitem, ngucem.

COKËRROHEM

COKËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëj fjalë me dikë, grindem. Disa fëmijëpallatit tim cokërrohen shpesh.
2. pës. e COKËRRÓJ.
Sin.: trazohem, cytem, ngasem, cukem, gërvëlisem, xugitem.

HALITEM

HALÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin. 1. vetv. Llastohem, përkëdhelem, marr liritepruar. Halitem nga e mira. Pse po haliteni kështu?
2. vetv. Ngacmohem me dikë, shpohem, cytem me të. Një plakë kujdesej për fëmijët që të mos haliteshin nëpër shtëpi.
3. pës. e HALÍT.
Sin.: ledhatohem, dhelem, përkëdhelem, llastohem, lazdrohem, lazmohem, ngacmohem shpohem, cytem.

HARAMITEM

HARAMÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin., vetv. Grindem, ngacmohem a cytem me dikë me fjalë a me diçka tjetër.
Sin.: ngacmohem, grindem, cytem.

NAGASEM

NAGÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nxitem, ngacmohem, cytem. I biri u nagasvente atje.
2. pës. e NAGÁS. Nuk u nagas nga askush.

NGITEM
QOKËLOHEM

QOKËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Gjuhem. Goditem me një tjetër. U qokëluam me gurë.
2. pës. e QOKËLÓJ. Ngacmohem, cytem. Qokëlohem me fjalë goditëse.
Sin.: gjuhem, ngacmohem, ngucem, ngitem, thumbohem.

SPICOHEM

SPIC/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Cytem. Spicohen fëmijët me njëri-tjetrin.
2. pës., vet. v. III e SPICÓJ. Kështu spicohet gjithmonë.

THUMBOHEM

THUMB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bisedoj me një tjetër me thumba, hedh e pres thumba me një tjetër; ngacmohem a cytem. Thumboheshin keq me njëri-tjetrin.
2. pës. e THUMBÓJ.
Sin.: gjembohem, qukem, pickohem, shpohem, therem, kafshohem, pickohem, ngacmohem, shpotitem, ngitem, tallem, cytem, xëgitem, gjuhem, hahem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.