Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cullufe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLUKE

BALLÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh më të gjatëbie mbi ballë; kryes. sh. flokëtlëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Ballukegjata (të dredhura). Me ballukemëdha. Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa. Balluke flokëshdredhur. - Nënë, moj, ç’i pëlqeve djalit? / - Bijë, moj, balluken e ballit! (folk.).
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimeshgjata i bien mbi ballë. Balluket e tufës.
Sin.: ballare, përballëse, cullufe, kablosh, perçe, balishë, kaçirubë, bejleg.
Hedh balluket përmbi sy (dikush) e mban veten si i ditur e si i zoti, tregohet sikur s’do t’ia dijë për askënd e për asgjë, mbahet me të madh; shet mend. Vajti për balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. kërkoi për diçka më të mirë, por humbi edhe atë që kishte dheështë më e rëndësishme a me më shumë vlerë se ajokërkoi; shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur. I kanë zënë sytë balluket (dikujt) e kujton veten për të zotin a për trim e nuk sheh si është e vërteta; i është rritur mendja.

BUFAK

BUFÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dash me cullufe. Dash bufak.
2. fig., keq. Njeri shumë i shëndoshë.

CULLUFE

CULLÚF/E,~JA f., kryes. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokëshvaren tëmthave ose mbi ballë. Me cullufegjata. Mbaj cullufe. Lëshoj cullufet. Pres cullufet.
2. Flokët. I tundi hareshëm cullufet e çelëta. Cullufet e bardhakokës. Plaku shkuli mustaqet, plaka cullufet.

CULLUFEPRERË

CULLUFEPRÉRË mb. 1. Që i ka prerë cullufet, me cullufeprera; flokëprerë. Leshëra- cullufeprerë.
2. Që i ka prerë flokët shkurt.

CULLUFEZI

CULLUFE/,~U m. sh. ~ZÍNJ, ~ZÍNJTË Ai që i ka cullufetzeza, që i ka flokëtzinj, flokëzi.

FLOK

FLOK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga qimet e kokësnjeriut; sh. tërësia e këtyre qimeve. Flokëzinj (të verdhë, të thinjur). Flokë kaçurrelë. Qime floku. Shtegu i flokëve. Kapëse flokësh. Kreh flokët. Qeth (pres, dredh) flokët. Lidh flokët. I bien flokët.
2. kryes. sh. Mustaqet e misrit; halat e kalliritgrurit, të thekrës etj., thekë. Flokët e misrit.
3. kryes. sh. Fundet e fijeve anës një qilimi a një petku; thekë. Velenxë me flokë.
4. Secili nga kristalet e lehtaborës kur bie; copëz e vogël dhe e lehtë a fije e hollë e diçkaje kur bie. Flokë bore. Flokë pambuku.
Sin.: qime, lesh, leshra, balluke, cullufe, çetina, krip, thekë, halë.
Asnjë *fije (qime) floku. Është bërë flokë (*lesh) arapi (diçka). Më ka dalë në *majëflokëve (diçka a dikush). *Dash me flokë. M’u drodhën flokët u rrëqetha, u tmerrova; m’u drodhën leshrat e kokës; m’u ngritën flokët (qimet, qimet e kokës) përpjetë. Humbi *kokën e pyet për flokët (dikush). Ia dha flokët (leshrat) në *dorë (dikujt). E kap për flokësh (diçka) merret me gjëra anësore e të vogla, duke lënë mënjanë ato kryesoret e të rëndësishmet; e nis një punë jo nga themeli; e kap për degësh. Kapet (mbahet) pas *fijesflokut (së perit, së kashtës) (dikush). Nga *maja e flokut te thonjtë e këmbëve. Mbahet pas flokëve të vet (dikush) iron. i var shpresatdiçkadobët, nuk ka mbështetje, mbështetet te diçka e pasigurt; kapet (mbahet) pas fijesperit (së flokut, së kashtës). M’u ngritën flokët (qimet e kokës) *drizë. M’u ngritën flokët (qimet e kokës) *përpjetë. Shkuli flokët e kryes (dikush) u mërzit e u dëshpërua jashtë mase, u pikëllua, e vuajti shumë diçka; iu zemra bunar (dikujt); ra për toke. Varet (është) në *fijeflokut (të perit).

LLUFË

LLÚF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tufë flokëshvaren mbi ballë, cullufe.

PALZË

PÁLZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Cullufe, zylyfe.

PANDËL

PÁND/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Zhele, rrobë e vjetër.
2. Cullufe, balluke.
Sin.: zhele; cangël, cule, leckë, pandavelë, pandavël, pecurinë, penjurinë, spathok, strukël, strukulinë, sukullinë.

PERÇE

PÉRÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Balluke. Preu perçen.
2. vjet. Tufë flokëshgjatëlinin burratmajëkokës. Djalë (burrë) me perçezezë (me perçeartë).
3. Flokë tepërgjatë e të lëshuar mbi supe (për burrat). Krihte perçen. E ka lëshuar perçen.
4. Tufë qimeshgjatakanë disa kafshëqafë; jelja e kalit, krifë. Perçe e zezë (e bardhë, e gjatë). Perçja e kalit (e luanit). Tundi (shkundi) perçen.
5. Xhufka e misrit.
Sin.: balluke, kreshtë, cullufe, jele, krifë, xhufkë.

TAÇKË

TÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Tufë flokëshvaren tëmthave; cullufe. I tërhoqi taçkat.

ZYLYFE

ZYLÝF/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET vjet. Tufë flokëshprerë shkurt, që varen nga tëmthat anash faqeve (zakonisht te gratë); cullufe. Krehu zylyfet. Mori vashë zylyfezezë, / Me të ditë se më rrin në besë. (folk.).

ÇEPKË

ÇÉPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Cullufe flokësh.
Sin.: cullufe, çupe, çumër.

ÇUPE

ÇÚP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Cullufe flokësh. Djalë me çupe. Mbahej në çupen e kalit.
Sin.: cullufe, çepkë, çumër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.