Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cuks”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CUKS

CUKS vep., ~A, ~UR jokal. dhe kal., vet. v. III 1. Djeg, përcëlloj (kryes. me trajtëshkurtër përemërore). cuks lëkura. cuks gjuha. cuksin sytë. cuksgrykë.
2. fig. Ngacmon.

CUKSEM

CÚKS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Digjem; përcëllohem me diçka.
2. pës. e CUKS.

CUKUNIS

CUKUNÍS vep., ~A, ~UR kal. Cuks a djeg dikë me hithër.

PËRCËLLOJ

PËRCËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Djeg pak diçkaanën e jashtme a në sipërfaqe, e përzhit sipër flakës ose në zjarr, përdjeg. Përcëlloj pulën e vë pulën mbi flakë, pasi e shpuploj, për t’i djegur kunjëzat, qimet ose ndonjë pupëlvogël që i ka mbeturlëkurë. Përcëlloi flokët (vetullat, qepallat) në flakë. Ia përcëlloi lëkurën. E përcëlloi misrin. M’i përcëlloi duart.
2. kal. Pjek pak a rreshk diçka duke e sjellë e përsjellë mbi prush ose mbi zjarr; përskuq diçkasipërfaqe; e djeg pak përsipër. E përcëlloi mishin.
3. kal. Djeg pak lëvoren e një druri që të zhvishet ose të lakohet..
4. kal. E djeg menjëherë me ujë a me diçka tjetërnxehtë; përvëloj. I përcëlloi gjella gjuhën. Përcëlloi duart me ujë të nxehtë. E përcëlloi me hekurskuqur.
5. kal. E djeg fare, e bëj shkrumb e hi.
6. kal., vet. v. III Bën që të humbasë njomësinë e të fishket, e than, e djeg (zakonisht për bimët). Bimët (pemët) i përcëlloinxehtët (vapa, thatësira, ngrica).
7. jokal. djeg e më shpon, ma përskuq lëkurën e më jeptherura ose dhembjemprehta. E përcëlluan hithrat. Piperka i përcëlloi gojën.
8. fig., jokal. E prek thellë a e hidhëroj dikë me atë që i them, bëj që t’i djegë, e zemëroj. E përcëlloi me fjalë. E përcëlloi qëndrimi i ashpër. I përcëlloi ajo fjalë.
9. fig., kal. Djeg, bëj shkrumb e hi, zhduk me rrënjë diçkakeqe e të dëmshme; i vë flakën.
Sin.: përdjeg, përflak, përflakoj, prafulloj, përzhit, frugulloj, rrëmbej, zhurit, zhaparit, përvëloj, shlukëzoj, djeg, shkrumboj, flakëroj, flakërij, flakërit, cuks, zemëroj, vrugoj, thek, pjek, rreshk, fishk, thaj, sëmbon, përskuq, cukëloj, prek, hidhëroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.