Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cukël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CUKËL

CUKËL ndajf. Duke u hedhur përpjetë si gjethet kur i ngre era, cufël. Bishat e çonin cukël rrunxën e re (gjengjin motak).

CUKËL

CÚK/ËL,~LA f., kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Fundërrinat e leshit, të pambukut ose të mëndafshit, që mbeten si tufavogla pas shkriftimit; bishta flokësh ose leshi pas qethjes. Cukël leshi. Cukël pambuku.
2. Copë e vogël, që mbetet kur presim një rrobë ose diçka tjetër; rreckë. Top cuklash. I veshur me cukla.

CUKËLOHET

CUKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I bie leshi a qimja vende-vende; i rripet lëkura duke i rënë cukla (zakonisht për kafshët).
2. pës. e CUKËLÓJ.

CUKËLOJ

CUKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndajtufavogla, e bëj cukla.
2. E bëj copë-copë, copëtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.