Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►CRÓG/EM jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbetet pa drurë, zhvishet një vend nga drurët, shpyllëzohet. Croget kodra (mali).
2. vetv., vet. v. III Mbetet pa qime ose pa pendë, shpendoset, shpuplohet. Crogen kafshët (shpendët). Crogen nga koka.
3. pës. e CROG.
✱Sin.: zhvishet, shpendoset, shpuplohet, rripet.
RRAH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çel rrah, pres një pyll a e djeg për ta bërë tokë buke ose kullotë. Rrahoj pyllin. E rrahuan korijen.
2. Rrëzoj për tokë, shtrij përdhe. Era i rrahoi pemët.
3. fig. Shkatërroj krejt, e bëj rrafsh me tokën, rrafshoj. Shumë shtëpi të fshatit i rrahoi lufta.
✱Sin.: rrahit, zhvesh, zhvesh, crog, rralloj, rrëzoj, shtrij, rropos.
RRALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të rrallë, i zmadhoj largësinë midis pjesëve a njësive përbërëse; kund. dendësoj. Pyllin e rralluan që të kishte më shumë hapësirë. Ka nisur puna për të rralluar bimët.
2. Pakësoj përdorimin e një pijeje, të një ushqimi, të duhanit etj. Kam filluar të rralloj brumërat. Cigaren e kishte rralluar me kohë.
3. Nis të bëj më rrallë diçka; kund. shpeshtoj. Djali i rralloi endjet poshtë e përpjetë godinave. Me kalimin e kohës i kishte rralluar edhe fjalët. Vizitat i rrallonte kur vinte fundi i verës.
✱Sin.: rrallësoj, largoj, harr, tëharr, përandis, crog, zhvesh, rrahoj, pakësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë