Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLUPI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë; e ha një ushqim të gjithin e shpejt e shpejt. E llup gjellën. E llupi të tërë mishin (byrekun). E llupi menjëherë (përnjëherë).
2. fig. Rrëmbej, zhvat diçka me shumicë e menjëherë. Di vetëm të llupë.
✱Sin.: përlaj, zhvat, kollofit, llap, llufit, llapit, llapoj, skllup, copit.
PËRLÁ/J vep., ~VA, ~RË bised., kal. 1. E kap dikë shpejt, duke e pushtuar e shtrënguar mirë, e përfshij, e mbërthej. E përlau për zverku (për beli). E përlau me të dy krahët.
2. E marr me vete diçka, duke e rrëmbyer dhe duke e hequr me forcë e me shpejtësi nga një vend, e fshij. E përlau shiu dheun. I përlau era gjethet. E përlanë dallgët.
3. fig. Zhduk, fshij nga faqja e dheut, zhbij, shfaros. I përlau kolera (kovidi, gripi spanjoll, murtaja). E përlaftë mortja! (mallk.).
4. Rrëmbej diçka me shpejtësi dhe zakonisht me dhunë a fshehurazi, vjedh; grabit. Ia përlanë të gjitha. Ia përlau nga dora (nga xhepi).
5. Ha a gëlltit diçka menjëherë; e fshij diçka të tërë e shpejt e shpejt, s’lë gjë fare. I përlau pjatat. E përlau ujku delen. Ai më përlan edhe mua (bised., iron.) ai ha shumë.
6. fig. Pushtoj me forcë vende a krahina të huaja. Përlanë toka (krahina) të tëra.
✱Sin.: përfshij, mbërthej, fshij, rrëmbej, përpij, laj, zhduk, shfaros, zhbij, rrotoj, vjedh, grabit, qëroj, rruaj, rrufit, gëlltit, gllabëroj, gërryej, fërkat, rrushkulloj, rrumbulloj, palloj, pushtoj, kap, rrok, zë, shtrëngoj, marr, heq, tërheq, lëpij, pastroj, ngre, blej, qeth, kosit, sos, asgjësoj, rrjep, thith, ha, llufis, kollofis, faroj, faros, zhvat, copit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë