Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
COPËTÚAR (i, e) mb. 1. Që është i ndarë në copa, që është bërë copa-copa; i grisur copë.
2. Që është ndarë në shumë pjesë të vogla, që përbëhet nga copa të vogla të shkëputura; i copëzuar. Ekonomi e copëtuar. Prona e copëtuar individuale. Bujqësi e copëtuar. Forca të copëtuara.
3. Që është vrarë keq a është plagosur, duke u përplasur diku etj.; i shembur.
✱Sin.: i copëzuar, i copëluar, i ndarë, i thërrmuar, i bluar, i brishtuar, i grimcuar, i përsheshur, i kurmuar, i lakanisur, i lakëruar, i shkrehur, i prishur, i shprishur, i shpartalluar, i thyer, i shqyer, i grisur, i shkalafitur, i shkafanjitur, i shkalaveshur, i shkapërderdhur, i dërrmuar, i rraskapitur, i këputur, i capërluar.
♦ Me *zemër të copëtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë