Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cokërrim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

COKËRRUAR

COKËRRÚAR,~IT (të) as. Cokërrim. Rri pa bukë e s’heq dorë prejcokërruarit.

SHKREPJE

SHKRÉPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Përplasja e dy sendeve për të nxjerrë shkëndija; përpjekje. Shkrepja e çakmakut.

2. Veprimi kur shkrepim grurin dhe e ndajmë nga krundet; sitje. Shkrepja e grurit.

2. Veprimi kur godasim diçka me forcë; përpjekje. Shkrepja e këmbëve. Shkrepja e kokës i shkaktoi lëndime.

3. Lindja e ditës a e diellit. Shkrepja e diellit. Shkrepja e ditës.

4. Vezullim, shkëlqim. Shkrepja e yjeve.

5. Veprimi kur shkrehim një armë a një aparat. U dëgjua shkrepja e parë e armës. Këmbëza e shkrepjes. Shkrepje e menjëhershme. Shirit me njëzet shkrepje. Kishte bërë shkrepje për një revistë të rëndësishme.

6. Zhurma karakteristike që dëgjohet kur shkrepim një armë a një aparat. Shkrepjet e armëve. U dëgjua vetëm shkrepja e aparatit.

7. Veprimi kur diçka përhapet menjëherë. Shkrepja e virusit. Shkrepja e gripit.

8. Dëshirë e papritur; e shkrepur, tekë. Kush i duronte shkrepjet e saj. Ishte një shkrepje e çastit.

9. Veprimi kur shkrep gotën me dikë; cokërrim. U largua nga darka menjëherë pas shkrepjes së parë të gotave.

Sin.: shkrehje, e shkrehur, ndezje, e shkrepur, tekë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.