Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRINJËDÁLË mb. 1. Që i kanë dalë brinjët; që i numërohen brinjët, që është shumë i dobët, ngordhalaq, kockë e lëkurë. Qen brinjëdalë. Lopë brinjëdalë. Kau brinjëdalë mezi hidhte këmbët.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: brinjëjashtë, ngordhalaq, i cofët, cofëtinë, herdhalec, ngordhësirë, kufomë.
COFËTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i cofët; ngordhësirë.
HERDHALÉC,~E mb., keq. 1. I dobët dhe i pafuqishëm; ngordhalaq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i ngordhur, ngordhalaq, i cofët, i dobët, i pafuqishëm, i plogët, i mefshtë.
NGORDHALÁQ,~E mb., keq. 1. Që është i dobët e i pafuqi, që mezi qëndron në këmbë. Kalë ngordhalaq. Djalë ngordhalaq.
2. Që i mungon gjallëria e vullneti, që nuk ka shpirt iniciative; i plogët; i mefshtë, i humbur. Njeri (plak) ngordhalaq.
✱Sin.: i dobët, i qullët, i pafuqishëm, ngordhacak, ngordhec, ngordhash, i shtënë, i shtirë, ngordhaq, i ngordhur, i ngordhët, i cofët, ngordhan, shurrëzënë, gërmadhë, herdhalec, i plogët, i mefshtë, i humbur, ngordhësirë, kufomë.
NGÓRDHUR (i, e) mb. 1. Që ka pushuar së jetuari (për kafshët), i cofët; kund. i gjallë. Kafshë e ngordhur. Pulë e ngordhur. Mish i ngordhur mish shumë i dobët.
2. fig., mospërf. Që i mungon gjallëria, i pafuqi, i mefshtë, ngordhalaq. Njeri i ngordhur. Rri si i ngordhur.
3. euf. Që është në ereksion, i ngritur.
✱Sin.: i cofët, i cofur, i ngordhët, i vdekur, i pafuqishëm, ngordhalaq, i mefshtë, i humbur, i mbetur, i shpifur.
♦ Gjeti *mish të ngordhur (dikush) mospërf. S’ha *pulë të ngordhur (dikush). *Morr i ngordhur (i vrarë) përb. bised.
NGÓRDHËT (i, e) mb. 1. Që ka ngordhur; i ngordhur (për kafshët e shpendët). Qen i ngordhët. Pulë e ngordhët.
2. Që është i pafuqishëm për të bërë gjë, ngordhalaq. Njeri i ngordhët.
3. Që është në ereksion, i çuar, i ngritur, i ngrefosur.
✱Sin.: i ngordhur, ngordhalaq, i cofët, i pafuqishëm, i çuar, i ngritur, i ngrefosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë