Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOBÓT,~I m. sh. ~E, ~ET Automjet i pajisur me një cisternë të madhe e të gjatë metalike ose plastike të fortë, me ndarje të brendshme, që shërben për mbartjen e ujit, të benzinës e të lëngjeve të tjera; autocisternë. Autoboti i ujit. Autobot për qumësht (për verë). Çoj me autobot. Mbush autobotin. Zbraz autobotin.
AUTOZJARRFÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Automjet me pajisjet e nevojshme për të shuar zjarret, makinë zjarrfikëse. Autozjarrfikëse standarde. Autozjarrfikëse me cisternë. Autozjarrfikëse me shkallë lëvizëse. Bleu dy autozjarrfikëse.
CISTÉRN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Rezervuar i madh prej metali, zakonisht në trajtë cilindri të zgjatur, që shërben për të mbajtur lëngje (ujë, naftë etj.). Cisternë nafte. Cisternë uji.
2. Anije, vagon ose mjet tjetër me një rezervuar të madh prej metali për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.). Anije cisternë. Vagon cisternë. Aeroplan cisternë.
3. anat. Hapësira në gji, që grumbullon qumështin.
TÁNKER,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. Anije-cisternë që transporton lëndë djegëse (kryesisht naftë); anije naftëmbajtëse.
UJËMBÁRTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anije cisternë për ujë.
VÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e madhe si govatë, prej porcelani a prej zinku, ku lahen njerëzit. Vaska e banjës. Hyri në vaskë. Vaskë uji.
2. spec. Enë e madhe si lug, prej metali, prej çimentoje etj., ku mbahen lëngje të ndryshme për një kohë të caktuar. Vaska e verës. Vaskat e naftës. Vaskat e kripores. Vaskë tharmëtimi.
✱Sin.: govatë, banjë, cisternë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë