Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cirk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CIRKOHEM

CIRK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR (CËRK/ÓHEM) vetv. 1. Spërkatem me ujë etj.; stërpikem. U cërkua me baltë. Po hëngre me foshnjat, do të cirkohesh. (fj. u.).
2. pës. e CIRKÓJ.

CIRKOJ

CIRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR (CËRK/ÓJ) 1. kal. Lag a spërkat me ujë ose me një lehtë lëng tjetër; e spërkat, e stërpik. Cërkoj hardhitë me gurkali. Cirkoj me baltë.
2. kal. Mjel dhitë ose delet kur kanë pak qumësht, shkrënd. Cirkoj dhitë (lopët).
3. jokal. Bie ujët ose një lëng tjetër pika-pika, rrjedh me cirka; pikon nga pak. Cirkon shiu. Cirkon gjaku. Cirkon çatia.
Sin.: stërpik, cirkat, cërkon, pikon, çikëlon, çik, gjerbon, qan, shkrënd.

MËSOJ

MËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap dikujt arsim e edukatë ose njohuri nga një fushë e dijes nëpërmjet mësimit sipas një programicaktuar; i jap mësim dikujt, jam mësuesi i dikujt. U mësoi nxënësve si të përdornin kompjuterin.
2. kal. dhe jokal. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore etj.; nxë. Mësoj mësimet. Mësoj programim. Mësoj një vjershë përmendsh. Shkojnëshkollë për të mësuar. Sa të rrosh, do të mësosh. (fj. u.).
3. jokal. Ndjek mësimet, jam nxënës në një shkollë a në një kurs; synojpajisem me njohuri për diçka. Mësonshkollë (në kurs, në universitet). Mëson për elektricist (për programues).
4. kal. Ndihmoj dikë nëpërmjet ushtrimeve e mësimeve që të fitojë shprehi për të bërë një punëcaktuar. E ka mësuar djalinngasë makinën. I mësoi biçikletën (notin) të birit.
5. kal. Ushtroj dorën, gishtat etj. për të bërë veprimecaktuara, stërvit. Mëson dorën për vizatim. Mësoj veshin për të dalluar tingujt.
6. kal. Stërvit një kafshë për ta bërëaftëkryejë veprime sipas dëshirësnjeriut. Babai i saj mëson kafshët në një cirk. Mëson qenin për gjah.
7. kal. Bëj përpjekje për të fituar shprehi për punë a për të bërë veprimecaktuara, përpiqempërvetësoj a të zotëroj një mjeshtëri, një detyrë etj.; stërvitemdiçka, ushtrohem me diçka, nxë mënyrën se si të përdor diçka a të bëj një punë. Mësoj një zanat. Mësojpërdor një aparat. Mësoj përdorimin e armëve. Mësoj biçikletën (notin). S’mëson kali revanpleqëri. (fj. u.).
8. kal. E këshilloj dikë se si duhetsillet e të veprojë, i tregoj rrugënduhetndjekë, e udhëzoj; e edukoj. Si më mësonbëj? E mëson mirë fëmijën. E ke mësuar keq nipin. U vezamësojë pulën! (iron.).
9. jokal. mend, fitoj përvojë nga një pësim; përfitoj nga përvoja e dikujt a nga diçka, marr mësim. Mësoi nga pësimi (nga gabimet). Mësova shumë prej tij.
10. kal. I tregoj dikujt se ku ndodhet diçka a se ç’ka ndodhur. I mësoirejat e ditës. Hajde, baba, të të mësoj arat! (fj. u., iron.)
11. kal. Marr njoftim për diçka, marr vesh; dëgjoj. Mësova një lajm (diçka të re). Mësova se do të vijë nesër. I mësuamgjitha sa na shkruanit.
12. kal. Zbuloj, gjej. Mësuan një të fshehtë. Ia mësoi hilenë (marifetin) kësaj pune.
Sin.: nxë, stërvit, shkolloj, arsimoj, studioj, stërvitem, shkollohem, arsimohem, ushtroj, ushtrohem, përgatitem, këshilloj, dëgjoj, nxjerr, zbuloj, përshtat, familjarizoj, ambientoj.

ZHONGLERE
ZHONGLOJ

ZHONGL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Manipuloj, hedh dhe kap disa objekte (si topa, unaza ose sendetjera) në ajërmënyrësinkronizuar, zakonisht për argëtim ose performancë. Zhonglonte me unazacirk. Artistët luajnë e zhonglojnë dhe marrin duartrokitje e fishkëllima.
2. Punojmë a veproj me dredhi, ndryshoj qëndrim sipas interesit, kthej gunën nga fryn era. Ka zhongluar në çdo rast. Mos zhonglo se do të humbasësh. Ka zhongluar në çdo rast. Mediat zhonglojnë mes tyre për ta mahnitur dhe trullosur konsumatorin, si burim kryesor i lajmeve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.