Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTATÚNDËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. 1. (lat. Cauda trepida; Motacilla) Zog i vogël i rendit të harabelave, me ngjyrë të hirtë dhe me bisht të gjatë, që e tund gjithnjë kur ecën; bishtlëkundës, tundubishte, bishtgjatë. Bishtatundës i malit. Bishtatundës i verdhë. Këndonin bishtatundësit si në kor. Llojet e bishtatundësve.
2. Ciripupe1.
BUKURÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i bukur, i hijshëm e i pashëm. - Bukuroshi i nënës! Do të më marrë atë që më do mua, / Bukuroshin syfajkua. (folk.).
2. zool. (lat. Cauda trepida; Motacilla) Bishtatundës. “Bukurosh”, “bishtatundës”, “zogu i dhenve” është i njëjti zog.
✱Sin.: bukuran, i pashëm, i hijshëm, bishtatundës, bishtlëkundës, tundubishtje, bishtgjatë, delmere, berëz, ciripupe, çobankë, iskë.
MENDJELÉHTË mb. 1. Që mendon e gjykon në mënyrë të cekët, që sillet e vepron pa i menduar thellë pasojat, i lehtë nga mendja, i përciptë. Është (u tregua) mendjelehtë. Le të rrejnë shoqet mendjelehta, le të tradhtojnë miqtë mendjelehtë.
2. Që nuk është menduar thellë; i cekët, i përciptë. Një kërkesë mendjelehtë.
✱Sin.: i cekët, cakërran, i lehtë, fluturak, hafif, i përciptë, mendjeveri, mendjekarafil, toç, mlysh, lulushan, i papjekur, mendjepulë, gollak, hollokroqe, ciripupe, furfule, fyçkë, muf, mufkë, pufte, karafil, firifiu, kërriç, fyryfyçkë, torolingë.
PAQËNDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk qëndron fort në vendin a në gjendjen e vet; që nuk mbahet mirë; që nuk është i qëndrueshëm; kund. i qëndrueshëm. Lidhje kimike e paqëndrueshme. Baraspeshë e paqëndrueshme (fiz.).
2. Që dëmtohet a prishet lehtë; jo i shëndoshë, jo i fortë; kund. i qëndrueshëm. Shtyllë e paqëndrueshme. Ngjyrë e paqëndrueshme.
3. Që ndryshon shpejt, që nuk mbetet njësoj për një kohë të gjatë; i lëkundshëm; i lëvizshëm; kund. i qëndrueshëm. Çmime të paqëndrueshme. Kohë e paqëndrueshme. Mot i paqëndrueshëm. Popullsi e paqëndrueshme popullsi që e ndërron shpesh vendin e banimit.
4. fig. Që nuk ka baza të shëndosha, që mbahet vetëm për një kohë të shkurtër; që nuk zgjat shumë, që prishet me kalimin e kohës; kund. i qëndrueshëm. Miqësi e paqëndrueshme. Mbështetje e paqëndrueshme. Tipare të paqëndrueshme.
5. Që nuk u përmbahet me vendosmëri mendimeve, bindjeve ose rrugëve që ka zgjedhur, që ndryshon shpesh, i lëkundshëm; që është veti e një njeriu të tillë; kund. i qëndrueshëm. Njeri i paqëndrueshëm. Me karakter të paqëndrueshëm.
✱Sin.: i dobët, i lëvizshëm, i lëkundshëm, i ndryshueshëm, i luhatshëm, i lagatershëm, i larmë, i lëkundur, i pavendosur, i përkulshëm, i dobët, levarash, mendjeveri, i brishtë, i shkatërrueshëm, i dëmtueshëm, mendjeveri, i pakarakter, i pavendosur, i pataban, karavidhe, ciripupe, çililingë, legen, xarnavel.
ÇILILÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Saxicola rubetra) Ciripupe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë