Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cipull”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRDHIKUL
VEL

VEL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Pëlhurë e tejdukshme e endur me fijeholla. Vel i bardhë (i zi). Vel i hollë (i dendur).
2. etnogr. Shami e madhe prej pëlhurehollë e të tejdukshme, me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën kur martoheshin; vello. Mbuloheshin me vel. Veli i nusërisë. Vel i bardhë.
3. Copë pëlhure e trashë dhe e fortëlidhetdirek, e cila me anëerës vë në lëvizje një mjet lundrimi, barkë ose anije; pëlhura e anijes. Anije me vela. Ngriti (uli) velat. Lundronte me vela.
4. fig. Diçka si perde e hollë, që pengon a që dobëson shikimin, tis. Vel avulli (mjegulle). Një vel i hollë mjegulle mbuloi fushën.
5. fig. Diçka që nuk na lë t'i shohim gjërat qartë, ashtu siç janë e t'i kuptojmë mirë; diçkashërben si mjet për t'u maskuar a për të fshehur një gjë të papëlqyer. Ia ka mbështjellë (mbuluar) sytë veli.
Sin.: cipull, napë, duvak, pëlhurë, maskë.
Ka hipur në *barkë pa vela (dikush).

VELLO

VÉLLO,~JAI f. sh. ~, ~T 1. etnogr. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohet nusja ditën e dasmës kur nusëronte ose kur shkon te shtëpia e dhëndrit; vjet. duvak. Vello e bardhë. Velloja e nuses. Nuse pa vello. Vinin vello. Nuk hedhinvello.
2. tekst. Një sasi pambuku, i mbledhur si shtëllungë kur del nga makina e krehjes; diçka e mbledhurkëtë mënyrë dhe jo e ngjeshur. Vello pambuku.
3. fig., keq. Diçkashërben si mjet për t'u fshehur a maskuar; maskë. Vello demagogjike. Iu hoq velloja. I ra velloja. E demaskoi velloja.
4. fig. Mbulesë e hollë, e lehtë. Retë e zeza ia përcikën vellon e bardhë.
Sin.: vel, cipull, napë, harkate, maskë.
Ia hoqi vellon nuses (dikush) e zbuloi dikë a diçka, e bëriduket ashtu siç është në të vërtetë dhe si paraqitet nga jashtë; ia hoqi petën lakrorit (byrekut); ia nxori lakratshesh (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.