Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cip”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREG

BREG,~U m. sh. BRÍGJE, BRÍGJET 1. Pjesë a rrip tokekufizonanë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë tokendodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Bregbreg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë, bregore, bregale; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majëbregut. Ngjitembreg. Po s’u shemb një breg, s’mbushet një hendek. (fj. u.). Kur të thuash fjalën e keqe, mos u fshih pas bregut. (fj. u.). Kur s’merr vesh, dilbreg të gomerëve. (fj. u.). Llafazani është qyqe bregu nga goja. (fj. u.).
3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka, anë, skaj; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
4. bised. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr, tokël, bramsh. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. brigjelargëta. Në brigjet e jugut.
Sin.: kodrinë, bregore, bregalec, bregaluc, bregal, bregajë, bregale, bregaloç, bregël, pirg, sukë, tepe, tumbë, cabok, sop, ledh, topth, bramsh, breshnizë, gogël, kokël, kokërr, tokël, koqe, pupërr, boçë (boçe).
As në *det e as në breg. (I bie) breg pas bregu (dikush) nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi; (flet) kodra pas bregut. E bëri sheshin breg (dikush) iron. vdiq, mbaroi; u varros; shkoi për të bërë vorba; shkoi për të bërë vegsha; i bëri këmbët baras; vajti me të shumtët. Bregbreg. 1. keq. Lart e poshtë, kudo, ku të mundë; kotkot, pa një qëllimcaktuar; duke kapur njërin e tjetrin për një hall që ka; hu më hu. 2. Plot, i mbushur rrafsh; buzëbuzë; degëdegë; cipcip. Dalbreg e kryej një punëvështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi; ia arrij qëllimit; ia dola mbanë. I duket bregu *shesh (dikujt). Fshihet pas bregut (dikush) përpiqetmbulojë veprimet e tij (zakonishtkëqija), mbrohet me arsyetimekota, e përligj veten me rrethana a shkaqedobëta; fshihet pas gishtit. *Gjahubreg e qëllonkodër (dikush). E kapërceu bregun (dikush) e kaloi masën e arsyeshme, e teproi për diçka; e kaloi (e kapërceu) kufirin. (Flet) *kodra pas bregut (dikush). E nxjerrbreg (dikë) e shpëtoj nga një rrezik a nga një fatkeqësi e madhe; e nxjerr nga një gjendje e vështirë, i siguroj një gjendjemirë. Nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një pune; nuk nxjerr gjë në krye.

BUZË

BÚZ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme, zakonisht ngjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhekufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë, duke u bashkuar në të dyja anët e saj në pjesën e poshtmefytyrës; gojë. Buza e sipërme (e poshtme). Buzëholla (të trasha, të kuqe, të njoma, të fryra). Buzët e njeriut. Buzët e qenit. Cepi i buzëve. Të kuq buzësh. Me buzë në gaz. Me buzëqeshur. Kafshoi buzën. Lëpiu buzët. Fshij buzët. Lyej buzët (me të kuq). Puthen buzë me buzë. Vë në buzë. Ha (flet, qesh, përgjigjet) me majën e buzëve. Shqiptoj me buzë. Flet me buzë flet me shumë naze. çahet (më thahet) buza. Qeshi nën buzë. I lidhi buzën (të vdekurit). Se m’u tha buza për ujë, / Për ujë buza m’u tha, / O floriri pa mardha. (folk.). Kur i ke buzët me mjaltë, t’i puthingjithë. (fj. u.). Buzët qajnë e buzët qeshin. (fj. u.). Po s’qeshi buza, do qajë zemra. (fj. u.). Syri fletparë se buza. (fj. u.). Buza mban nga ana e hundës. (fj. u.). Shan hunda buzën. (fj. u.). Ia donte buza, po s’e linte hunda. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta. Buzë gomari (lat. Verbascum thapsus) (bot.) bimë barishtore dyvjeçare me kërcell deri dy metralartë, me gjethe vezake e me push ngadyja anët, që çel luleverdhatufë. Buzë lepuri (mjek.) e çarë e thellëbuzët e një njeriu që ka lindur me këtë cen. Buzë nuseje (bot.) gjembaçlëshon luleverdha.
3. Skaji i një sendi, ana ku mbaron një send; vijakufizon një truall a diçka tjetër, zgrip. Buzët e tryezës. Buza e vatrës. Buzët e gotës (e filxhanit, e tepsisë, e pjatës). Buzët e një arne (e një letre). Buzët e gjethes (e lules). Buza e briskut. Buza e rrugës (e shkëmbit, e greminës). Buza e arës (e pyllit). Buza e plagës. Me buzë të dhëmbëzuara (të kthyera, të trasha, të holla). Mbush buzëbuzë. Buzë e pupës parmak rreth pupësbarkës a të anijes.
4. Vija ku takohet uji me tokën, vendi ku mbaron uji e fillon toka; breg (lumi, deti, liqeni). Buza e detit (e liqenit, e kënetës, e lumit, e kanalit). Buza e Matit (e Vjosës). Dalbuzë. Qëndroibuzëujit. Kush ka frikë valët, mos shkojëbuzëdetit. (fj. u.).
5. fig. Fillimi i një kohe; fillimi i një ngjarjeje, pragu i diçkaje. buzëbeharit (të dimrit, të vjeshtës). Në buzëmbrëmjes (të agimit). Në buzëpleqërisë. Në buzëshkatërrimit.
6. sh. ~A, ~AT Shkëmb mali i thepisur; vend me pjerrësimadhe, humnerë; copë shkëmbi. Buzë e rrezikshme (e thepisur, e zhveshur, e rrëpirët). Buzë e shkëmb. Ra nga buza. Ra në buzë. Buzave të shkëmbinjve.
Sin.: zgrip, breg, brinjë, cak, cik, qenar, anë, anie, skaj, skiç, breg, fillim, prag, vigjilje, humnerë, rrëzomë, rrëzim, greminë, humbëtirë, humbore, humbishtë, humbellë, dërrmë, theqafje, thellësirë, abis.
Me *barkun te buza (te goja). I bëj buzë (diçkaje) nuk e pëlqej, nuk e përfill (zakonisht për të ngrënat); i bëj naze; fshij buzët. I ra pas buze (dikujt) e pësoi vetë, e gjeti e keqja (thuhet për dikë që ka dashur t’i bëjë keq një tjetri dhe e pëson vetë). Buzëbuzë. 1. Plot, sa s’mban më (për enë, për lumin etj.); bregbreg; degëdegë; cip cip; çip më çip. 2. Me shumë inat, sa s’mban më; i zemëruar keq. 3. Shumë i dashur me të tjerët, i shkuar e i afruar, i shoqërueshëm; fol e qesh. Me buzëfryra shumë i zemëruar e i mërzitur, tërë inat. Buzë gjyshi shumë i ftohtë; i ngrirë, akull. Me buzëplasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me shpirtplasur; me zemërplasur. buzëvarrit gati për të vdekur, duke dhënë frymën e fundit; grykëvarrit. Me buzët varur (të varura) i vrenjtur, i ngrysur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur; gjithë (tërë) buzë; gjithë (tërë) hundë (hundë e buzë); me hundë varur (të varura); me një pëllëmbë hundë. M’u dogj buza (për dikë) shih m’u dogj (m’u përvëlua) zemra (shpirti) (për dikë). Ma ka djegur qulli (luga) buzën e kam pësuar një herë, e kam provuar një herë diçkakeqe; jam djegur një herë nga diçka dhe kam fituar përvojë; kam rënë (shumë herë) nga kali. Ia do buza po s’e lë hunda (dikë) e dëshiron shumë dikë a diçka, por s’ka mundësi që ta ketë; është ca kryelartë dikush e s’e ul veten për diçka. I dridhet buza (dikujt) është tronditur shumë nga diçka, është prekur thellëshpirt, është mallëngjyer pa masë; ngashërehet; i dridhet mjekra. Fshij buzët shih i bëj buzë (diçkaje). I fshij buzët (nga diçka) heq dorë nga diçka; nuk kamshpresë për diçka; i laj (i fshij) duart. Sa për fshirë buzët shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të kruar dhëmballën. Fshiji buzët për murrizi (pas murrizit)! iron. mos u bëj gati kot, mos shpreso e mos prit kot, se gjë s’ke për të ngrënë a për të marrë; fshiji mustaqet për murrizi (pas murrizit)! Fshiji buzët me torbën e gomarit bised. iron. shih fshiji buzët për murrizi (pas murrizit). Gjithë (tërë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). *Hundëbuzë. (Është) në buzëgreminës (të humnerës) (dikush) është para një rrezikumadh, është para një dështimi a para një rrënimi, është para një pasojerëndë për jetën, për pasurinë etj.; gati po shkatërrohet krejt, po falimenton; ështëzgrip; i erdhi fundi (dikujt). (Është) në buzëvarrit (të gropës) (dikush). 1. Është shumë plak ose shumë i sëmurë; është fare afër vdekjes; (është) me një këmbëvarr (në gropë); (është) në fillvdekjes; (është) larë e shkuar; i erdhi fundi (dikujt); ështëzgrip. 2. shih (është) në buzëgreminës (të humnerës) (dikush). Kafshoj buzën (me dhëmbë) pendohem a më zë turpi për diçka dhe tërhiqem, hesht etj. E ka te buza (dikush) të përgjigjet menjëherë, aty për aty e pa u menduar gjatë; e di që më parë se ç’duhetthotë, është gati; është i mprehtë dhe i shkathëtdialog; e ka në majëgjuhës. I ka buzët me *qumësht (dikush) mospërf. S’ka *hundë e buzë (dikush). E ka vajinbuzë (dikush). 1. Qan shpejt, qan lehtë; qan për hiçmosgjë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; mbeti me vaj në buzë. Lëpin buzët (dikush) bëhet gati për të ngrënë diçka që i pëlqen; mprihet për të shtënëdorë diçka që e dëshiron shumë ose për të marrë pjesëdiçka që i sjell kënaqësi a fitime; mpreh dhëmbët. lidhsha buzën (me shami)! mallk. vdeksh! I ka lyer buzët (dikush) është përzier në një faj a në një gabim ose në një punë jo të pastër, nga e cila ka përfituar diçka; ka marrë pjesëdiçkakeqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; ka dorë; i ka lyer (i ka përlyer) duart. I mban buzët *varur (dikush). Mbeti me vaj në buzë (dikush). 1. Mbeti duke qarë e duke vajtuar; s’iu ndanë fatkeqësitë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; e ka vajinbuzë. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (dikush) shpreh pakënaqësi, mospajtim, mospërfillje a përbuzje ndaj dikujt a ndaj diçkaje; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) hundën. I ngriu *gazibuzë (dikujt). Palosi (përveshi) buzët (dikush) nuk i erdhi mirë për diçka a nuk mbeti i kënaqur nga dikush; u mërzit e u gati për të qarë; ka mospërfillje ose përçmim për dikë a për diçka; i erdhi thartë. Ta pëlcet buzën (dikush a diçka) të lodh e të mërzit shumë, sa e humbet fare durimin; ta pjek peshkunbuzë (dikush); bëhet gur në opingë. Ma poqi buzën (dikush a diçka) më mundoi e më mërziti shumë, më lodhi shumë; plasi buza (me dikë a me diçka); ma sollimajë hundës; ta pjek peshkunbuzë (dikush). Ta pjek *byrekunbuzë (dikush). Ta pjek *peshkunbuzë (dikush). plasi buza u sfilita, u lodha shumë; s’duroj dot më; u mërzita shumë; erdhi (shpirti) në majëhundës; jam mbushur deri në fyt; jam mbushur deri grykë; ma poqi byrekunbuzë (dikush). I qepi buzët (dikush). 1. shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 2. shih i doli fryma (dikujt). I qeshi buza (dikujt) u gëzua; u kënaq; i pëlqeu diçka dhe u çel. S’i qesh buza (dikujt) është njeri i ngrysur, gjithnjë rri i zymtë, është nursëz; rri gjithnjë si i pakënaqur e i mërzitur; s’i qesh fytyra. T’i shposh buzën (buzët) (dikujt). 1. Është i vendosur e i papërkulshëm, çfarëdo që t’i bësh nuk ndërron mendje. 2. Është i inatosur aq shumë, sa i ka ikur gjaku nga fytyra; u xhindos. M’u tha (m’u poq) buza (për diçka) kam etjemadhe, dua të pi; kam kohë që s’kam pirë a s’kam ngrënë diçka; m’u tha goja; m’u tha fyti; m’u tha gryka; m’u tha gurmazi. I vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë) (dikush) është i prekur, i ka mbetur qejfi nga dikush a për diçka; e shpreh dukshëm pakënaqësinë, tregon me shprehjen e fytyrës se diçka nuk i pëlqen; është i zemëruar shumë, është i pezmatuar, rri i heshtur e i ngrysur; i mban buzët varur; i vari (i uli) veshët; i vari (i lëshoi) hundët (një pëllëmbë); i ranë (iu varën) vetullat (dikujt); i ra bruzi (dikujt).vajti (më shkoi) buza (goja) te *veshi (prapa veshit). E vë buzën në *gaz. Më ka vënë (më ka zënë) buza *shirit. Iu zbardh buza (dikujt) u tremb shumë, e kapi tmerri; u shqetësua shumë e u zverdhfytyrë nga frika, nga një fatkeqësi etj.; u dhe (dikush); u baltëfytyrë (dikush); i ra çehrja e vdekjes.

CEP

CEP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fundit me majë e një këndi; vendi ku bashkohen dy vija a dy faqe të një sendi. Cep i ngushtë. Cepi i tryezës. Cepi i dhomës. Cepat e shamisë. Cepi i jorganit. Cepi i jakës. Cepat e shallit. Cepi i rrugës. Cepi i arës (i oborrit). Cepi i syrit. Cepat e mustaqeve. Cepat e gotës (e buzëve). Ýll me pesë cepa. Gur me cepa. Ulem në cep. Rri në një cep. Vë në cep. Lidh cepat. Po me shtrove cepin e gunës, të shtroj gunëntërë. (fj. u.).
2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur. Cep i largët. Cep kufitar. Cepiverior (më jugor). Në një cep të atdheut. Në cep të fshatit. Në çdo cep të botës.
3. fig. Pjesë anësore a jokryesore e diçkaje, skaj. Në një cep të mendjes. Në një cep të zemrës.
4. gjeom. Këndi i një figure gjeometrike a i një trupi gjeometrik.
Sin.: kënd, qoshe, majë, çep, thep, çip, cip, kep, sqep, qenar, çeke, çekth, rrëzë, skaj, skutë.
I bën cepa (dikujt) përpiqet t’ia hedhë tjetrit, e mashtron; i krijon pengesa e vështirësi; i nxjerr bishta. Cep më cep në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anëtjetrën, nga një skajtjetrin; anekënd; qosheqoshe; skajskaj; këndkënd. E ka kokën me cepa (dikush) është shumë kokëfortë, nuk gdhendet kollaj, është kokëshkëmb; e ka kokën me gunga; e ka kokën gur; e ka kokën me gdhe. E lanë një cep (diçka) e braktisi; nuk merret hë për hë me diçka; e la mënjanë; hoqi dorë (prej diçkaje). E mori me cep (diçka) e keqkuptoi, e mori për së mbrapshti (fjalën); e mori me të përpjekur; nuk e mirëpriti diçka. E ka marrë për cep (dikë) e ka marrë inat sa nuk do t’ia shohë sytë; e mori për ters. E mbaj në cep të krahut (diçka) e dua shumë; e mbroj e kujdesem për të veçanërisht, se nuk gjej tjetër; e mbaj si ujët e pakët; e kam me kimet. Rri në një cep tërhiqem, nuk përzihem; mbyllemvetvete e shoh punën time; hiqem mënjanë. Ma zuri cepi i veshit (diçka) mora vesh pak, ma zuri paksa veshi diku; dëgjova rastësisht.

CIP

CIP,~I m. sh. ~A, ~AT Cep1.
Cipcip. 1. Ngjeshur fort njëri pas tjetrit, shumë shtrënguar; njëri mbi tjetrin. 2. Plot e përplot; çip më çip; degëdegë; majëmajë; buzëbuzë.

DEGË

DÉG/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë anësoredel si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore, zgjerohet me filiza e vishet me gjethe e me lule. Degë e madhe (e vogël, e hollë, e trashë). Degë e njomë (e thatë). Degë molle (dardhe, kumbulle). Degë lisi (ahu, plepi, dafine, thane, lajthie). Degë ulliri. Degë karafili (borziloku, mëllage, laboti). Degë plot kokrra. Maja (sqetulla) e degës. Me degëvarura (të mbledhura). Lëshon degë. I shtriu degët. Pres (këput, thyej) një degë. I pres degët. Ra nga dega. Nuk ka degë pa rrënjë. (fj. u.). Lisi lëshon rrënjë, pa lëshon degë. (fj. u.). Zogu që i prishet foleja, hidhet degëdegë. (fj. u.). Degë dafinë vajzë a grua e urtë e paqësore. Ti, moj degë dafinë / do na zbukurosh shtëpinë. (folk.). Degë murrizi njeri pa vlera e pa personalitet. Krushku degë murrizi / ca fjalë seç i ngjizi. (folk.). Degë pishe njeri shumë i dobët; ai që është kockë e lëkurë. Degë pa rrënjë 1. Njeri që nuk i ka këmbëttokë. 2. Ai që nuk ka mbështetjesigurt; gardh i shkulur. Degë trëndelinë vajzë a grua shumë e bukur dhe e hijshme. Ku je nisur e do të vesh tinë / o moj dega trëndelinë. (folk.).
2. bised. Kërcelli i disa bimëvebashku me gjethet; rrënjë. Degë misri (duhani, domatesh). I ujitin degë për degë. Rrushi varetdegën e vet. (fj. u.).
3. Rrjedhë e vogël uji (lumë, kanal etj.) që derdhet në një tjetër më të madhe ose ndahet prej saj, mëngë, krah; rrugë e vogël automobilistike, hekurudhore etj. që lidhet me një rrugë kryesore a më të madhe. Degë lumi. Degë e Drinit (e kanalit të Myzeqesë). Degë rruge. Degë hekurudhe. Degët e galerisë (min.).
4. anat. Zgjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi; rremb. Dega e aortës. Dega e nervit.
5. Nënndarje në një institucion, që ka një detyrëveçantë; pjesë e një organizate a e një institucionivepron në një rreth a qytetcaktuar. Dega e shpërndarjes (e furnizimit, e shitjes). Dega e bankës. Degë e administratës. Degë juridike.
6. fig. Fushë e veçantë e diturisë, e artit, e shkencës etj.; pjesë a nënndarje e një veprimtarie shoqërore, e një shkence etj.; lëmë; fushë e veçantë a drejtim i ngushtë studimi në një shkollë profesionale a të lartë. Degët e shkencave. Degë e artit. Degët e ekonomisë. Degë sporti. Dega e gjuhës (e historisë, e fizikës, e biologjisë, e kimisë). Dega e pikturës (e muzikës, e pianos). Është i degës është specialist në një fushëcaktuarshkencës a të teknikës.
7. etnogr. Vijë gjenealogjike, pjesë a nënndarje e një fisi, e një familjeje etj. Degëfisit (të familjes). Toskë e gegë-pemë nga një degë. (fj. u.).
8. Secila nga fletët anësoreenëvemëdha prej dërrase (të fuçisë, të kades etj.). Degë voze. Degët e kades.
Sin.: degëz, degëzim, rremb, fregull, rrëfatë, rrënjë, mëngë, krah, skaj, fushë, disiplinë, nënndarje.
I bëjnë degët *arra (dikujt). U *thekë e degë (dikush a diçka). Ra nga dega (dikush) e humbi pushtetin e nuk ia ka më njeri frikën, nuk i shkonfjala; ra (zbriti) nga fiku iron. Ka rënë nga shtatë degët (dikush) ka shumë përvojë nga jeta, është i rrahur me jetën, ka kaluarprovavështira; ka rënë nga dardha. Degëdegë. 1. Plot e përplot, rrafsh; buzëbuzë; bregbreg; cipcip. 2. Me rrënjë, me themel; hollësisht; me gjithë vëmendjen; gjerë e gjatë; gjatë e gjerë; fill e për pe; për fill e për fërkem. 3. Duke kapërcyer nga një çështjetjetrën, pa rregull, pa vijueshmëri; (hidhet) kodërkodër (dikush). Degë pa rrënjë njeri që nuk ka themelshëndoshë, që nuk ka mbështetjesigurt; hu i shkulur; gardh i shkulur. Dega e ullirit (degë ulliri) libr. simboli i paqes a i pajtimit, simbol miqësie e bashkëjetese (midis shtetesh). As *farë e as fis, as degë e as lis. Të hedh degëdegë (dikush) e sjell fjalën rrotull, sa andej këtej, pa u përqendruar aty ku duhet e pa e sqaruar derifund një çështje; nuk të jep përgjigjeqartë, të sorollat me fjalë; hedh kodërkodër; nuk të jep rrugë. Nuk hipëndegëhollë (të thatë) (dikush) vepron me shumë kujdes, di t’u ruhet rreziqeve; nuk shkeldërrasëkalbur. (Është) tri në degë e dy në majë (dikush) iron. është i papjekur, është i lehtë nga mendja; është leshko; (është) tri koqemajë; nuk e ka mendjenmbledhur. (Është) *qyqedegë (dikush). E kap për degësh (diçka) e nis jo atje ku duhet e si duhet; merret me gjëravogla e anësore, duke lënë mënjanë kryesoret e të rëndësishmet; kapet pas degëve (dikush); e kap për flokësh; e zë (e kap) (demin) nga bishti. Kapet pas degëve (dikush) niset jo nga hallka kryesore, por nga gjërat e dorësdytë, nuk kap thelbësoren; e kap për degësh (diçka). Ka lëshuar degë (diçka) është zhvilluar e është përhapur, është zgjeruar, është shtrirë. *Lis pa degë (pa gjethe). *Lis me (shumë) degë. (Mbeti) si *torba (si trasta) në degë. 1. (dikush). Mburr degët pa parë rrënjët (dikush) e vlerëson dikë a diçka nga anët e jashtme, nuk shikon brendinë, thelbin, shkaqet a qëllimet. Me *rrënjë e me degë. Nga *rrënja gjerdegë. I shartuardegë (dikush) përb. i vrazhdë e i pasjellshëm; jo i arsyeshëm; kokëkrisur; i krisur nga mendja. Shkelidegëthatë (dikush) shih shkelidërrasëkalbur. Tund degën e ullirit (dikush) iron. përpiqet t’u tregojëtjerëve se është gjoja mbrojtës i paqes për të fshehur synimet luftënxitëse; silletmënyrëbutë e paqësore për të mashtruar. Vret degëdegë (dikush) e mban veten për të madh, mburret shumë, është mendjemadh; shet mend. I zgjat degën e ullirit (dikujt) i blatoj paqe e miqësi, e ftojpajtohemi, t’i besojmë njëri-tjetrit, të lidhemi e të bashkëpunojmë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.