Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cingare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CINGARE

CINGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile a këmborë e vogël, që u varetqafë bagëtive. Gjuhëza e cingares. Zëri i cingares. I vari një cingare.
Sin.: cingëlimë, cingëliqe.
mbeti cingare (diçka) më mbeti si barrë, është mbi mua detyra, puna, përgjegjësia etj., ma kanë varur mua; varën këmborën; ma vari (ma la) në qafë (dikush).

CINGËLIMË

CINGËLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zile; cingare.

CINGËREMË

CINGËRÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zile a këmborë e vogël që u varet bagëtive kecave në qafë.
Sin.: cingare, cingër, cingërlaqe, cingëz, lingë, lingëz.

CINGËZ

CÍNGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Zile bagëtish, zile e vogël që ua varin kedhavet, cingare.

KËMBORË

KËMBÓR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjet tingëllues i rrumbullakët brendacilit lëviz një gjuhëz, i cili u varet bagëtiveqafë; troke. Dashi i këmborës dashi që i prin kopesë.
2. Tingëllima e këtij mjeti. Dëgjoheshin këmborët e deleve (të dhive).
3. mospërf. Ai që i shërben dikujt për një interesngushtë a vetjak, duke evokuar a duke përhapur idetë dhe mendimet e tij; tellall i dikujt.
Sin.: troke, tingëllimë, tellall.
I ra *gjuha e këmborës (dikujt) tall. I bie një herë këmborës e një herë rrokaçes (dikush) nuk është i qëndrueshëm në atë që thotë a bën, është i pavendosur; e dredh fjalën; kthen gunën ngafryjë era. *Dash me këmborë. Si *dashi me këmborë. *Dele qorre pas këmborëve. Nuk i dëgjohen këmborët (dikujt) mospërf. 1. Nuk dihet se ku është, është zhdukur s’dihet se ku; nuk ndihet për asgjë. 2. Nuk ia vë veshin njeri, nuk e dëgjojnë e nuk e përfillin. Ku di *derri këmborë! mospërf., tall. I ha *qafa për këmborë (dikujt). I ka humbur *rabushi i këmborës (dikujt) keq. S’është *dash për atë këmborë (dikush) mospërf. S’ka *qafë për atë këmbore (dikush). As këmborë e as çokane shih as mish e as peshk. S’më lënë *zilet e miadëgjoj këmborët e botës. Nuk e mban dot atë këmborë (dikush) shih s’ka qafë për atë këmborë (dikush). Ndërrojnë këmborët (me njëri-tjetrin) iron. janë të një mendjeje, veprojnë njëlloj; rrahin një këmborë; çerep e vegsh të një dheu. Njëri i bie *trokes e tjetri këmborës. Rrahin një këmborë shih ndërrojnë këmborët (me njëri-tjetrin). I varën këmborën (dikujt). 1. E ngarkuan me një punë a me një detyrërëndësishme, i besuanbëjë diçka me përgjegjësi; i mbeti cingare (diçka). 2. iron. E tallën dhe e turpëruan përparatjerëve, e përqeshën në sy të botës; i varën zilen; i varën (i vunë) teneqenë. Nuk ia var këmborën (dikujt) mospërf. shih nuk ia var torbën (dikujt) mospërf.

MBET

MBET (MBES) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Qëndrojvend, nuk shkoj dot më tutje; ngec diku e nuk lëviz dot më; nuk luaj nga vendi, qëndroj aty ku jam, ngel. Mbeti makinabaltë. Mbeti kali. Mbeti prapa (në fund, në bisht). MbetiFier, s’e arriti trenin. Më ka mbetur ora. I mbeti kafshata në fyt. Mbeti sharra (pyka, gozhda) në dru. Mbeti tapa brendashishe. Mbeti mbyllurdhomë. Mbeti në pus (në funddetit).
2. fig. Ngecdiçka, nuk veproj a nuk shkoj dot më tej, ngelvend. U doli një vështirësipunë, po nuk mbetën, e kapërcyen. Mbetënvend nuk po përparojnë. I mbeti goja s’fliste dot.
3. Vazhdojqëndroj diku ose në një gjendjecaktuarshumë se ç’parashikohej, se ç’duhej a përgjithnjë; merrem gjatë me diçka, ngel mbi të. Mbeti me këmbë (shtrirë, varur). Mbetidiell (në shi). Mbeti rrugëve. Mbetishtëpi tërë ditën. Mbeti edhe dy javë te prindërit. Mbetifshat. Mbetimërgim. Mbetiklasë nuk e kaloi klasën (për nxënësit). Mbetimatematikë. Dera mbeti hapur. Nuk mbeti asnjerizyrë. Mbeti duke folur. Mbeti mbi libra.
4. Bie ose ngelem në një gjendjecaktuar (zakonisht jo të mirë), ngel pa diçka a pa dikë, ngel, mbetem; pësoj diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike); më krijohet për një kohë një gjendje e caktuar (me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Mbeti me barrë (shtatzënë). Mbeti e ve. Mbeti jetim. Mbeti i vrarë (i plagosur, i ngrirë). Mbeti gjallë. Mbeti i kënaqur (i dëshpëruar). Mbeti i mahnitur (pa gojë, pa mend). Mbeti gojëthatë. Mbeti keq (si peshku pa ujë, si peshkuzall). Mbetsh me shëndet! (ur.) Mirë mbetsh! (ur.) Mbeti (është) teneqe (dërrasë, kripë, pip) mbeti pa asgjë, mbeti pa një lek në xhep.
5. Vazhdojjem si edheparë, ngel ai që kam qenë; vazhdojmbajnjëjtin qëndrim; ruaj po ato veti, tipare, cilësi e pikëpamjekam pasur, nuk ndryshoj (edhe në një varg njësish frazeologjike); më ngel për një kohëgjatëmendje një shqetësim, një dëshirë e paplotësuar, një fyerje etj. (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Mbetën miq (shokëpandarë). I mbeti besnik shoqërisëvjetër. Mbeti i ndershëm tërë jetën. Mbeti sakat (çalaman, qorr, shurdh). Mbeti i pagdhendur (mendjelehtë). Mbetën pa nënë (pa babë, pa fëmijë, pa shokë, pa miq, pa njeri). Mbeti pa gjë (pa para, pa këpucë, pa rroba). Mbeti pa sy (pa një krah). Mbettë pa gojë! (mallk.) Mbeti me gishtgojë (me lugëzbrazur). Mbetimendimin e parë (në të vetën). Mbeti fishek (bilbil, brisk, katil, gisht) dikush mbeti fare pa gjë, mbeti pa para. Mbeti ngushtë (hollë). Mbeti zbathur (lakuriq). Mbeti vetëm (qyqe). Si ka qenë ashtu ka mbetur. I mbeti merak (brengë, peng, kunj, gozhdë). I mbeti murrizzemër (thikëzemër).
6. vet. v. III Ngel diçka pa u harxhuar, pa u përdorur, pa u dhënë etj., tepron një pjesë; tepron pak kohë, ngel; ngel një send ose një numër i caktuar njerëzish (pasi largohet ose pasi vdes a vritet dikush); i ngel si trashëgim a si detyrim dikujt; shtyhet diçka për t’u shqyrtuar a për t’u zgjidhurvonë, lihet për më vonë. Mbeti edhe pak çaj. I kishin mbetur pakholla. Hëngrën ato që kishin mbetur nga dreka. Nuk mbeti gjë për në darkë. I mbeta një mijë lekë kam për t’i dhënë edhe një mijë lekë. Mbetën edhe dy orë ditë. Kohën që u mbeti e shfrytëzuan mirë. Edhe pak punë mbeti. Edhe sa kilometra mbetën? Ka mbetur edhe një copë rrugë. I kanë mbetur vetëm muret. I kanë mbetur katër fëmijë. Nga gjithë grupi mbetën vetëm tre veta. U shua i tërë fisi, s’ka mbeturasnjeri. Pasuria (trashëgimi) i mbetibirit. Shtëpia i mbetivëllait. Fëmijët i mbetën nënës. Ç’u mbeti nga babai e ndanë bashkë. I mbeti barrë. Mbetën edhe dy pika pa u shqyrtuar. Çështja mbeti për muajin tjetër.
7. Nuk arrij ta mbaroj një punë, ngel diçka pa u bërë. Mbeta pa vajtur. Mbeti pa ngrënë. Mbeti pa u martuar. Mbeti toka pa mbjellë. Mbeti çështja pa u zgjidhur. Na mbeti puna përgjysmë (në rrugë, në mes të rrugës).
8. vet. v. III Ngulet, përqendrohet diku, nuk shqitet, ngel (për sytë, mendjen etj.) (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). I mbetën sytë atje. I mbeti mendja te fëmija (te puna). I mbeti goja tek i biri vazhdimisht flet për të.
9. Vritem a vdes, bie. Mbetiluftë (në fushën e betejës)! Mbetidhehuaj. Mbetivend vdiq menjëherë.
10. bised. Biemarrëveshje me dikë për të bërë diçka, lidh besë a fjalë për diçka. Mbetënfjalë që të shkonin të dy. Mbetëm që të niseshim herët.
11. bised. Nis, filloj; ia jap. Mbeti e i tha. Ia mbeti me dru.
Mbeti (qëndron) në *ajër (diçka). Mbeti (ngeci) në *baltë (dikush). Ka mbetur *bërllok (diçka). I kanë mbetur vetëm *brinjët (dikujt). mbeti *cingare (diçka). Mbeta *cullak krahin. mbeti *çiban (dikush a diçka). mbeti (më ngeli) në *derë (dikush a diçka). Mbeta *dërrasë. Të mbetet (të ngelet) në *dorë (ndër duar) (dikush a diçka). Mbeta (ngela) *duarthatë. Ka mbetur në *dushk (dikush) keq. Mbeta (jam) pa një *dysh. Mbeta (jam) *fishek bised. Mbeta pa *fjalë. Mbeti (ngeli) pa *frymë (dikush). mbeti (më ngeci, më ngeli) në *fyt. Mbeta *gisht. I mbeti (i ngeli) *goja (dikujt). I mbeti (i ngeli) në *gojë (dikush a diçka). Mbes pa *gojë. Mbes *gojëhapur. Mbeta *gojëthatë. Më ngeci (më mbeti) në *gojë (diçka). I mbeti *gozhdë (diçka). mbeti (më ngeci) në *grykë (diçka). mbeti në *gunë (dikush a diçka). S’mbeti *gur mbi gur. I mbeti *hatri (dikujt). Mbeti (është, qëndron) në *hava (dikush a diçka). Mbeti në *hije (dikush a diçka). Mbeta *kalli. Ka mbetur në *këmishë (dikush). Mbeta *kërcure. Mbeta *kripë (e shëllirë). Ka mbetur (është) *krunde (dikush). mbeti *kunj (diçka). Mbeta *lakuriq (në diell). Mbeti në *letër (diçka). mbeti *lëkura (diku). Mbeti në *lëndinë (dikush). S’i ka mbetur *lëng (dikujt). Mbeti (ngeci) në *llucë (dikush). Mbeti (ngeci) në *llum (dikush). Mbeti pa *mend (në kokë) (dikush). I mbeti (i ngeli) *mendja (te dikush a te diçka). Më ka mbetur (më ka ngelur) në *mendje (diçka). I ka mbetur vetëm *mezhda (dikujt). mbeti *mëllë (diçka). Mbeti (ngeci) në *moçal (dikush). mbeti (m’u ) *pajë (dikush a diçka). Mbeti pas (*prapa) (dikush). mbeti *peng (në zemër) (diçka).mbeti *peronë. Mbeti (është) *pezull (varur) (dikush a diçka). Mbeti (u bë) *pilaf (dikush) iron. Mbeta *pipë. Mbeti *prapa (pas) (dikush). mbeti në *qafë (dikush). I mbeti *qejfi (dikujt). Mbeta *qiri. Mbeta *qirikëmbë. Mbeta *qyqe. Mbeti rrugëve (*udhëve) (dikush). Mbetirrugë (në *udhë) (në mes të rrugës) (në mes të udhës) (diçka). Mbeti në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush). Mbeta *squfur. I mbeti *syri (i mbetën sytë) (te dikush a te diçka). S’i mbeti (s’i ngeli) *sy e faqe (dikujt). Mbetsh me *shëndet! ur. Mbeta *shtang. Mbeta *shtog. Kam mbetur *trëndelinë. Mbeti *shul (dikush). Mbeta *teneqe. Ka mbetur (është) *trokë (dikush). Mbeti *udhëve (rrugëve) (dikush). Mbeti në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). Ka mbetur (është) (ende) tek *ura (dikush) iron. Mbeti (është) varur (*pezull) (dikush a diçka). Mbeti në *vend (dikush a diçka). S’i ka mbetur *yndyrë (dikujt). Mbeti në *zall (dikush). Më ka mbetur në *zemër (dikush a diçka).

TAKARRAKE

TAKARRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile bagëtishimta; cingare, troke. Takarrake dhish.
Sin.: cingare, troke, takaçe.

TAKAÇE

TAKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile e vogël; lingë, cingare. Takaçe tunxhi. I vari ftujakut takaçe.
Sin.: lingë, cingare, zile.

TROKAÇE

TROKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile e vogël bagëtish e shtypur pak ngadyja anët, cingare. I vari trokaçen ftujakes (ftujës).
I bie një herë *këmborës e një herë trokaçes (dikush).

TROKAÇË

TROKÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trokaçe. I vari dhisë trokaçën. Rrethi i trokaçës hallkë ku varet trokaça.
2. Lodër fëmijëshbën zhurmë; rraketake. I bleu djalit një trokaçë.
3. fig., keq. Grua llafazane.
Sin.: zile, trokaç, trokaçe, trokale, cingare, llafazane.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.