Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CINGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile a këmborë e vogël, që u varet në qafë bagëtive. Gjuhëza e cingares. Zëri i cingares. I vari një cingare.
✱Sin.: cingëlimë, cingëliqe.
♦ Më mbeti cingare (diçka) më mbeti si barrë, është mbi mua detyra, puna, përgjegjësia etj., ma kanë varur mua; më varën këmborën; ma vari (ma la) në qafë (dikush).
ZÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me gjuhëz, që nxjerr tinguj dhe që zakonisht u varet bagëtive në qafë, acare; tingulli që nxjerr ky mjet. Zilet e kopesë. Tingëllimat e zileve. Rrethi i ziles. Zile dyjare dy zile të futura njëra brenda tjetrës. Zile trijare tri zile të futura brenda njëra-tjetrës. Bien (dëgjohen) zilet. I vënçin zilet! (mallk.) u turpëroftë! Ftujkëzë bardha me zile, / Rrugës së malit kur vije. (folk.). Ku mërzen cjapi me zile. (folk.). Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.). Si shehu me zile, që ditën trembej nga mizat e natën hante buaj. (fj. u.). Nuk blihet më parë zilja, pasandaj lopa. (fj. u.). Vdekja nuk vjen me sëpatë në dorë, as me zile e me këmborë. (fj. u.).
2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tinguj të njëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë; tingulli që nxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete. Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zile me buton. Butoni i ziles. Zilja e mësimit (e pushimit). Orë me zile. Ra zilja. I bie ziles. E kam vënë në zile.
3. muz., vet. sh. Çapare, tingëza. Vallja e zileve. U bie zileve.
✱Sin.: acare, çapare, tingëza, lingë, cingëlimë, cingëliqe, çokale.
♦ *Derr me zile përb. *Gjarpër me zile keq. S’është *cjap për atë zile (dikush). Ka zile të madhe (dikush). 1. Ka autoritet e i shkon fjala; ka në dorë diçka e ka fuqi ta zgjidhë. 2. Është zemërmadh, është bujar. S’më lënë zilet e mia të dëgjoj këmborët e botës kam mjaft halle vetë dhe s’kam mundësi të merrem me hallet e të tjerëve. Pesë *dhi gjashtë zile. I var zilen ariut (dikush) shaka. është trim i madh, nuk merr parasysh asnjë rrezik; hahet me arium. I varën zilen (dikujt). 1. I ngarkuan një punë a një detyrë të rëndësishme, i dhanë një përgjegjësi; i varën këmborën. 2. keq. E nxitën, e shtynë, e kurdisën për diçka. 3. iron. E tallën, e bënë qesharak, e turpëruan; i varën këmborën; i varën (i vunë) teneqenë. I vë miut zile (dikush) trillon gjëra të paqena, shpif e përhap fjalë për gjëra që s’kanë ndodhur kurrë. I vë pleshtit zile (dikush) e fryn shumë diçka të vogël; vë re edhe cikërrimat, merret shumë me to dhe i zmadhon tej mase; i vë pleshtit fre; e bën mizën (pleshtin) buall; e bën qimen tra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë