Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cimbil”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BODEC

BODÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thumb hekurivihetmajëhostenit ose të një shkopi, me të cilin shpojmë kafshët e punës; thumbac. Bodec hekuri. Bodeci i hostenit. Shpoj me bodec. Ngas me bodec. Iu kthye me bodec gomarit dhe ia bëri vithet copë.
2. Gozhdë ose thumb druri, që përdoret për të zhveshur misër. Qëroj misër me bodec.
Sin.: thumbac, cimbil, kopran.
E do me bodec (dikush) shih e do me hosten (dikush). S’ha (s’mban) bodec (dikush). 1. Nuk ka nevojë për ta nxitur, e bën vetë punën. 2. Sado ta nxitësh, nuk tundet. E shpoj me bodec (dikë) e nxit, e shtyj dikë që nuk lëviz vetë për të kryer një punë; e shtyj (e shpoj) me hosten.

CIMBIL

CIMBÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Bodec, thumb. Shpoj me cimbil. I rri me cimbildorë.
2. Bizë. Punoj me cimbil.

GREP

GREP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copëz teli e kthyer si grremç, që lidhet me një fill dhe përdoret për të zënë peshk. Peshkoj me grep.
2. bised. Çengel, kanxhë. Grepi i kandarit. Grepi i mishit. U (si) grep (fig.) u dobësua shumë.
3. Shtizë e hollë me majëkthyer për të thurur dantella etj.
4. fig., keq. Vjedhës xhepash; zhvatës.
Sin.: bizë, cimb, cimbil, shtizë, çengel, kanxhë, karficë, reze, bisk, lastar, vjedhës, zhvatës, rrodhe, koprrac, zhuzhingë.
U grep (dikush). 1. shih u kockë e lëkurë (dikush). 2. shih e bëri dorën grusht (dikush). M’u grep (dikush) shih m’u rrodhe (dikush). Ra në grep (dikush) u mashtrua nga ato që tha a që i kërkoi dikush, u gënjye prej tij dhe e pësoi; ra në kurth; ra në grackë. I hedh grepin (grepat) (dikujt a diçkaje) ia vë syrin mirë dikujt dhe përpiqet ta shjerë në dorë; e miklon për ta bërë për vete; ia vë syrin diçkaje dhe përpiqetnxjerrë përfitime prej saj; i hedh karremin; i hedh çengelin; hedh skortin të zërë troftën (dikush). Jam (rri) në (ndër) grepa kam një hallmadh që më mundon vazhdimisht e që nuk më lë të qetë; nuk jam i qetë e nuk rri dot në një vend; rri (si) mbi gjemba; rri (si) mbi gozhdë. Nuk i kap grepi (dikujt) është jashtë mundësive e forcave të tij diçka, nuk ka mundësibëjë një punë, një detyrë etj., nuk ka sukses; nuk arrin dot atë që do a që kërkon. Iu këput grepi (dikujt) nuk i eci puna mbarë, i ngeci puna, nuk ia arriti qëllimit; nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; iu këput balçi i torbës; iu thye çerepi; ashtu i vajti filli; nuk i ndezi masati. Ia nxjerr me grep (me grepa) (dikujt) ia nxjerr me shumë vështirësi fjalën ose diçka tjetër, ngaqë nuk dëshiron ta thotë ose ngaqë nuk do që ta japë, ia nxjerr me zor; ia nxjerr me darë.

THUMBAC

THUMBÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gozhdë e mprehtëvihetmajëhostenit, thumbi i hostenit.
Sin.: cimbil, thumb, hosten, bodec.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.