Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cimbël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CEN

CEN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E metë trupore e njeriut; gjymtimmbetet nga një sëmundje, nga një fatkeqësi etj. Njeri me cen. Mbeti me cen. E bëri me cen.
2. E metë, mungesë. Punë pa cen. I gjej cenet.
3. fig. Zakon i keq i dikujt; e metë a njollë morale. Njeri me cene e me huge. Djalë pa cene. U me cen. Ka cenekëqija. Zuri një cen. I zhduku cenet. I fsheh (i mbulon) cenet.
Sin.: gjymtim, noksan, mardha, defekt, mangësi, mungesë, e metë, ves, huq, yçkël, xanxë, lyth, zhibël, cimbël, sakatllëk.

CIFËL

CÍF/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Copë e vogël, e hollë ose me majamprehta, që shkëputet nga një send i fortë. Cifël guri (xhami, akulli). Cifël druri spicë, ashkël. Cifël predhe (bombe). I heq një cifël. E bëj cifla. I hyri një cifëlgisht.
Sin.: cipal, kleçkë, cimbël, citë, spicë, çikël, pykël, qenëz, ashkël.
Merr cifël (diçka) shihmerrplasur (diçka).Zuri cifël (dikush) krahin. shihi hipi (i kërceu) në kokë (dikujt).

CIMBËL

CÍMB/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT 1. Cifël. Bëhet cimbla.
2. Gjethe e vogëlfundkërcellitbimësduhanit; fundçe. Cimblat e duhanit.
3. Bisku a sythi i njomë i një degëze, që sapo ka filluarrritet.
4. fig. Cen. Njeri me cimbël.
Sin.: cifël, grimcë, fundçe, bisk, cen.

HOSTEN

HOSTÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bujq. Shkop i gjatë me një thumbmajë, që përdoret për të ngarë qetë, buajt etj. Hosteni i qeve. Maja (pallëza) e hostenit. Thumbi i hostenit. E shpoi me hosten. Nuk fshihesh dot prapa hostenit.(fj. u.). Nuk futet hostenithes. (fj. u.).
2. Sfurk me bishtgjatë e me dy dhëmbëdrejtë, që përdoret për të gjuajtur peshkujëracekëta. Gjuajnë (zënë) peshk me hosten.
3. bised. Masë gjatësie rreth dy-tre metra. Një hosten vend. Dy hostenë i gjerë. Dielli është ngritur tre hostenë lart. Ka edhe dy hostenë diell (ditë) pa të ngryset.
4. fig., bised. Nxitje, shtyrje me zor për të vepruar. E do me hosten. Punon me hosten prapa punon me pahir.
Sin.: ferrok, strumbullar, thumb, thumbac, bodec, sfurk, cimbël, masë, nxitje.
E bëri si *prifti hostenin (dikush) keq. E do me hosten (dikush) s’e bën vetë diçka, duhet ta nxitësh a ta shtysh; e ka me të shtyrë a me pahir; e do me bodec; e do me thumb. Fshihet prapa hostenit (dikush) tall. i duket sikurtjerët nuk e kuptojnë dhe kujton se po ua hedh, duke u përpjekurfshihet pas fjalësh a pas arsyetimesh të dobëta; përpiqet, por pa sukses, ta fshehë veten; fshihet pas gishtit; fshihet pas hijesgishtit. I futet detit me hosten (dikush) shih i futet detitkëmbë (dikush). E fut (e fsheh) hostenin në *thes (dikush). Është (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë) nuk ka asnjë lidhje afrie, nuk kanë lidhje gjaku, nuk është farefis me dikë; farë në arë e preshkosh iron. E mbaj në *hijehostenit (dikë). E shtyj (e shpoj) me hosten (dikë) e nxit një njeri për të bërë diçka, e shtyj me zor që të punojë a te veprojë; e shpoj me bodec. E vë në *majëhostenit (dikë).

PACIMBËL

PACÍMBËL (i, e) mb., fig. Që nuk ka cimbël, që nuk ka të metë; i patëmetë. Njeri i pacimbël. Punë kombëtarethjeshta të pacimbëlta.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.